26 Prill 2024

ATK do të ketë përkrahjen në ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve

Prishtinë, 30 tetor - Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës ka pritur në takim zv/ministrin e Financave, Mustafë Grainca, me të cilin kanë diskutuar për të arriturat dhe zhvillimet në ATK për periudhën Janar-Tetor 2017,  si dhe aktivitetet të cilat do të zhvillohen për muajt e mbetur të këtij viti.

Gjatë këtij takimi, me theks të veçantë u diskutua për ecurinë e inkasimit të të hyrave, për angazhimet e zyrtarëve në lehtësimin e përmbushjes së tatimeve.

Po ashtu, u fol edhe për  ecurinë e procesit të fiskalizimit, si dhe përkrahja e përgjithshme për proceset tatimore, në funksion të përmbushjes vullnetare të obligimeve tatimore. 

E nga ana tjetër, zv/ministri i Financave tha se si çdoherë ATK do të ketë përkrahjen në ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve  të saj, për administrimin më të mirë të tatimeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)