27 Prill 2024

ATK dhe Policia të pa kompromis në luftimin e ekonomisë jo-formale

Prishtinë, 8 mars - Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj me bashkëpunëtor është pritur në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit të deritanishëm, me theks të veçantë intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Drejtori Murtezaj, fillimisht ka falënderuar drejtorin Qalaj për mbështetjen e ofruar për ATK-në në çdo kohë kur ka qenë i nevojshëm bashkëpunimi me policinë. 

Ai me tutje potencoj se shumë aktivitete të ATK-së janë gati të pamundura pa asistimin e Policisë së Kosovës, andaj në mënyrë që të vazhdohet edhe më fuqishëm në luftimin dhe parandalimin e dukurive negative mbështetja e policisë është e domosdoshme.

Nga ana tjetër, drejtori Qalaj ka ofruar përkrahje të plotë për ATK-në, për të qenë të pa kompromis në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive,  që ndërlidhen me ekonomin jo-formale.

ATK  është e përkushtuar të parandaloj dhe ta luftoj shmangien tatimore, si dhe çdo vepër tjetër penale që lidhet me tatimet!

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)