27 Prill 2024

ATK dhe Dogana koordinohen për mbushjen e buxhetit të shtetit

Prishtinë, 8 shtator - Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës  Ilir Murtezaj, sot ka pritur në takim u.d Drejtorin e Doganës së Kosovës Ibrahim Xhaka me bashkëpunëtorët e tij.

Qëllimi këtij takimi ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale, ku veç tjerash, gjatë këtij takim drejtorët e dy institucioneve kryesore të të hyrave, folën edhe për ndikim e deritanishëm të pandemisë COVID 19 në performancen e këtyre dy institucioneve, e cila në masë të madhe ka goditur ekonomin e vendit tonë, e si rrjedhojë deri më tani ka rënje të theksuar të qarkullimit të bizneseve, si dhe pagesës së detyrimeve tatimore e doganore.

Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve kryesore për mbushjen e buxhetit të shtetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)