26 Prill 2024

ATK dhe Dogana intensifikojn kontrollet nëpërmjet njësive të përbashkëta

Prishtinë, 13 nëntor - Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj me bashkëpunëtor ditën e enjte ka takuar zëvendësues, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës Bajram Rexhen dhe bashkëpunëtorët e tij,  me të cilët kanë diskutuar për tema të cilat ndërlidhjen me aktivitetet e dy institucioneve.

Ndër pikat kryesore të cilat u diskutuan, me theks të veçantë ishte ajo për planin e mbikëqyrjes për vendimet e lirimeve, si dhe angazhimet e përbashkëta në implementimin e  strategjisë për luftimin e ekonomisë joformale.

Për piken e parë u dakorduan që deri në fund të këtij viti të intensifikohen kontrollet nëpërmjet njësive të përbashkëta, fillimisht si fushë e parë me risk të lartë u identifikuan kontrollet e lirimeve nga akciza për burimet e energjisë (gazit, naftës etj), si dhe lirimet nga taksa doganore dhe me pas gradualisht edhe me kontrollet tjera të mallrave të liruara.

Ndërsa, tek pjesa e luftimit dhe parandalimit të ekonomisë jo-formale, diskutuan për njësitë respektive për zbatimin e strategjisë, sipas  planit të veprimit, i cili ka të  identifikuar sektorët të cilët paraqesin risk të lartë.

Të dy drejtoret e institucioneve kyçe për mbledhjen e të hyrave për vendin, u dakorduan që  të vazhdohet intensifikimi i bashkëpunimit edhe në fushat tjera,  të cilat konsiderohen të rëndësishme për të dyja agjencionet.

Ndër tjera, potencuan  se efikasiteti dhe angazhimi i pandërprerë, janë  mënyrat e vetme të cilat kontribuojnë  drejtpërdrejt në ndërtimin e shtetit  dhe njëherit  në ngritjen e  standardeve jetësore të popullit të Kosovës, veçanërisht në këtë periudhë ku jo vetëm vendi ynë po ballafaqohet me rrethanat e krijuara nga pandemia COVID 19, e cila në vazhdimësi është duke goditur mjaft rënd sektorin e ekonomisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)