26 Prill 2024

Arbitrazhi metodë efikase për zgjidhjen e kontesteve brenda sektorit financiar

Prishtinë, 22 gusht - Arbitrazhi tregtar është duke u dëshmuar si metodë efikase e zgjidhjes së kontesteve komerciale edhe brenda sektorit fiannciar në përgjithësi dhe atij bankar në veçanti.

Për të diskutar lidhur me përpëarësitë e arbitrazhit brenda sektorit bankar Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar një tryezë me përfaqësues të bankave, arbitra, avokatë, gjyqtarë, si dhe përfaqësues të Odës së Përmbaruesve Privatë.

Për përparësitë e arbitrazhit foli arbitri dhe njëkohësisht ekspert i kësaj fushe, Fisnik Salihu, derisa për përparësitë e ndërmjetësimit foli Shibani Shah, zëvendësudhëheqëse e programit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar mbi Përmbarimin dhe Legjislacionin Komercial (USAID CLE).

Tryeza ka rezultuar me debat cilësor dhe me informata inkurajuese se sektori bankar tashmë ka përqafuar idenë e arbitrazhit dhe ndërmjetësimit, si dhe ka konsideruar të dyja këto si alternativa të vetme për zgjidhjen e kontesteve, për propozim të klienti.

Në lidhje me këtë e në mënyrë që të adresojë nevojat jo vetëm të anëtarëve të Odës por edhe të gjithë sektorit bankar, Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka marrë përsipër  dizajnimin e shembujve të marrëveshjeve të arbitrazhit për sektorin bankar dhe institucione të tjera financiare, në mënyrë që të influencojë më tutje pranimin e arbitrazhit tregtar në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)