23 Shkurt 2020

Ambasadori norvegjez viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Prishtinë, 30 shtator - Qeveria Norvegjeze, respektivisht Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi “Kartverket”, është ndër përkrahësit më të mëdhenj profesional dhe financiar të Agjencisë Kadastrale të Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 2001 e deri më tani.

Për këtë arsye, me tu emëruar në pozitën e Ambasadorit të Mbretërisë Norvegjeze në Republikën e Kosovës, Jens Erik Grøndahl zgjodhi pikërisht Agjencinë Kadastrale të Kosovës si një ndër institucionet e para publike për të vizituar.

Në takimin e mbajtur me datë 30 shtator 2019 në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, nën organizmin e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës Avni Ahmeti, Ambasadori Norvegjez kishte mundësinë që për së afërmi të njihet me rezultatet e arritura nga përkrahja e tyre në Agjenci, përmes prezantimeve interaktive dhe profesionale të përgatitura nga Kryeshefi Ahmeti me bashkëpunëtorë.

Kryeshefi Ahmeti prezantoi aplikacionet dhe sistemet bazë mbi të cilat mbështeten punët primare që kryen Agjencia Kadastrale e Kosovës, respektivisht Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë, përfshi pjesën tekstuale dhe grafike të tij, pastaj Sistemin e Unifikuar të Adresave, investimet e bëra në teknologjinë e informacionit në AKK, përfshi Gjeoportalin Shtetëror, dhomën e serverëve e ngjashëm.

Po ashtu, në takim u diskutuan edhe sfidat me të cilat ballafaqohet Agjencia gjatë kryerjes së punëve të përditshme, me theks të veçantë nevoja për një ligj të ri për kadastër i cili do të vertikalizonte sistemin kadastral duke vendosur Zyrat Kadastrale Komunale nën ombrellën e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, mungesa e personelit, implementimi i Sistemit të Unifikuar të Adresave në tërë territorin e Republikës së Kosovës, pastaj tentimet e Agjencisë për përfshirjen e komunave Zubin Potok, Zveqan dhe Leposaviq nën sistemin zyrtar kadastral të Republikës së Kosovës, e ngjashëm.

Ambasadori  Grøndahl, i shoqëruar në takim edhe nga z. Helge Onsrud, Udhëheqës i Zyrës për Bashkëpunim me Jashtë në Autoritetin Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi “Kartverket” dhe z-njën Sonila Jazo, Këshilltare e “Kartverketit” në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, u shpreh i kënaqur me të arriturat në Agjenci.

Ai po ashtu u zotua se do të jetë një përkrahës i Agjencisë Kadastrale të Kosovës gjatë ushtrimit të detyrës së tij si Ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Kosovës, si dhe premtoi mbajtjen e kontakteve të rregullta mes Ambasadës dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Sa i përket vazhdimit të përkrahjes, norvegjezët u zotuan që të vazhdojnë kontaktet me Agjencinë për të identifikuar nevojat më urgjente dhe pastaj të trajtojnë mundësitë për vazhdim të përkrahjes financiare.    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020 - Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)