27 Prill 2024

Ambasadori Grøndahl shprehu gatishmërinë e Norvegjez për të ndihmuar Kosovën

Prishtinë, 30 mars - Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin norvegjez në Kosovë Jens Erik Grøndahl me të cilin biseduan për situatën e krijuar nga virusi COVID19 si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

Ministri Bislimi e njoftoi Ambasadorin Grøndahl për gjendjen nëpër të cilën po kalon Kosova dhe për pakon e masave emergjente që Qeveria e Republikës së Kosovës ka përgatitur si hap të parë në adresimin e problemeve ekonomike që rezultojnë nga pandemia, ku janë përfshirë veprime dhe intervenime që kanë për synim ndihmesën imediate për qytetarët tanë të krijuar nga virusi COVID19.

Ambasadori Grøndahl shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit Norvegjez për të ndihmuar shtetin e Kosovës në menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID19.

Me këtë rast u diskutuan fushat specifike të cilat për momentin kanë më së shumti nevojë për mbështetje dhe mënyrën se si bashkëpunimi në këtë sferë të rritet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)