20 Maj 2022

AKP shpall dhënien e 68 pronave me qira

Prishtinë, 17 janar - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka bërë të ditur se ka shpallur dhënien me qira të një numër të aseteve atraktive në disa komuna të Kosovës.

 Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme, ndërsa hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve do të bëhet me datë 31 janar 2022 në pesë zyrat rajonale: Prishtinë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë dhe Prizren.
 
Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi gjithashtu parashihet edhe  ndërprerja e saj në rast të privatizimit.

Ofertat mund të bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrën Rajonale ku është aseti për të cilin ofertohet.

Në rastet e qiradhënies në vlera mbi € 1,000 mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) në lartësinë e kontratës. Për dorëzimin e ofertës duhet te përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrën Rajonale të AKP-së, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org.

Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.

Ofertat do të pranohen me 31.01.2022 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur, zarfet do të hapen 15 minuta pas dorëzimit, pra në orën 12:15, kurse ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen.

Të dhënat e detajuara për pronat lëndë e ofertës mund të merren në Zyrën regjionale të AKP-së ku gjendet aseti për të cilin interesoheni.

Për më shumë informata për secilën ndërmarrje shoqërore apo aset, klikoni në faqen e internetit të AKP-së: www.pak-ks.org, ku në rubrikën Shpallje gjinden listat e aseteve që do të lëshohen në shfrytëzim;  

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,35, ne gjuhe shq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 maj 2022

- Për herë të parë në Kosovë organizohet Dita Internacionale të Burimeve Njerëzore. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik,  ora 9:30)

 - Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton rreth performances së përgjithshme të Kosovës në fushën e energjisë elektrike ne raport me kërkesat e Komunitetit të Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj marrin pjesë në ceremonisë së betimit  të ushtarëve të rijnë  FSK-së. (Kazerma e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Greqisë, Heleni Vakali. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin e Venecias për Vetting. (Kabineti i kryetarit, ora 11:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimeve)

- Në shënim të përvjetorit të masakrës së Dubravës, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me studente nga Universiteti i Prishtinës, zhvillon një vizitë në Dubravë. (Dubravë, ora 11:30)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës organizon protestë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 13:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane organizohet piknik me poezi. (Pakru i qytetit të Prishtinës, ora 15:00)

- Në vazhdën e aktivitete për promovimin e lëvizjes së lirë nëpër Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me “Qendra Marrëdhënie” në Tiranë, organizojnë aktivitetin “Festë n ‘ Rrugë” për të përjetuar së bashku lirimin e rrugëve afër shkollave për të mirën e fëmijëve tanë dhe gjithë komunitetit përreth. (Rruga “Zejnel Salihu”, përball Shkollës Fillore “Elena Gjika”, ora 17:00)

- Mbahet koncerti përmbylles i Ditëve të Gjuhës Gjermane. (Amfiteatri i Biblotekës Universitare, ora 19:00)