03 Dhjetor 2020

AGK publikon ndikimin e Pandemisë të gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët

Prishtinë, 27 tetor - Kriza aktuale globale e shkaktuar nga pandemia COVID-19 ka pasur një sërë ndikimesh në fushën e gazetarisë dhe komunitetin medial në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe, gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët në vazhdimësi kanë punuar në marrjen dhe plasimin e informacionit të saktë tek publiku, duke iu ekspozuar mundësisë së shkeljes së të drejtave të punës dhe rrezikimit të shëndetit fizik e mendor të tyre.

Duke i pasur parasysh rrethanat ekonomike dhe shëndetësore të krijuara, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetje nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) do të publikojë hulumtimin "Ndikimi i Pandemisë Covid-19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve".

Hulumtimi fokusohet në largimet nga puna dhe zvogëlimin e pagave të gazetarëve, ndikimin e Pakos Emergjente në sektorin emedieve, si dhe mirëqenien fizike e mendore të punëtorëve medialë gjatë periudhës së pandemisë.

Të gjeturat e hulumtimit do të prezantohen përgjatë diskutimit në panelin e përbërë nga Getoarbë Mulliqi Bojaj, drejtoreshë ekzekutive në AGK, Lirikë Demiri -Hulumtuese e raportit dhe gazetarët Jehona Zhitia & Bujar Vitija.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen ku shpall rezultatet përfundimtare të jashtëzakoshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 10:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)