19 Mars 2024

AAK me 1 llogari kryesor bankare dhe me 27 nënllogari në kundërshtim me ligjin

Prishtinë, 2 prill - Raporti i Auditimit për vitet 2016 dhe 2017 ka gjetur disa shkelje sa i përket pasqyrave financiare në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).


Preportr ka bërë kërkuar dy herë takim me zyrtarët e kësaj partie për të diskutuar mbi gjetjet a auditimit dhe të marrë përgjigje lidhur me këto gjetje, por përkundër insistimit, kjo parti nuk ka shprehur gatishmëri t’u takuar e as për të na kthyer përgjigje.

Sipas raportit të auditmit për vitin 2016 AAK ka deklaruar shpenzime ne vlerë 7 mijë e 90 euro, e cila iu është paguar personave të caktuar në emër të shërbimeve, për të cilat pagesa nuk kanë dëshmi të shpenzimeve e as nuk janë trajtuar si paga dhe nuk janë tatimuar për tatimin e mbajtur në burim bazuar në kërkesat ligjore në fuqi.

Auditimi ka gjetur se për vitin e mbyllur me 31 dhjetor 2016 nga totali i shpenzimeve të deklaruara në vlerë prej 449 mijë e 770 euro, 60 mijë euro janë mjete të transferuara, përkatësisht bartur kesh degëve të kësaj partie, mirëpo pa u mbështetur me dokumentacion mbështetës mbi ndodhjen e shpenzimeve.

“Subjekti politik [AAK] nuk e ka të definuar me statut, mundësinë e ushtrimit të kontrollit të brendshëm financiar të saj dhe të drejtën e anëtarëve për t’u informuar për të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e subjekteve politike si dhe për përgjegjësinë e organit gjegjës për transaksione financiare, ashtu siç parashihet ne ligj”, thuhet në raportin e auditimit. E njëjta shkelje është përsëritur edhe në vitin 2017.

Raportet e auditimit për vitet 2016 dhe 2017 konstatojnë se subjekti politik nuk ka shpalosur shënimet mbi pagesat e kryera në vlerë mbi 5 mijë euro një marrësi të vetëm brenda ditës ashtu siç parashihet me ligj.

AAK gjatë viteve 2016 dhe 2017 ka operuar me një llogari kryesor bankare dhe me 27 nënllogari. Kjo sipas auditorit është në kundërshtim me ligjin i cili lejon subjektet politike të kenë një llogari të vetme bankare.

“Për pagesat e lokaleve të marra me qira, subjekti politik nuk i është përgjigjur kërkesave ligjore që burojnë nga Ligji Nr. 05/L-028 për Tatimin e Mbajtur në Burim në qira Neni 39. Subjekti Politik në blerjet e kryera nuk ka aplikuar ndonjë procedure të tenderimit e cila do të mundësonte një shfrytëzim sa më efikas, me kosto ekonomike, transparente dhe të drejtë të fondeve të subjektit politik”, thuhet në raportin e auditimit. Të dy këto shkelje janë përsëritur edhe në vitin 2017.

AAK ka pranuar donacion në kundërshtim me ligjin

Në raportin e auditimit për vitin 2017 thuhet se kjo parti politik ka pranuar donacion në vlerë 10 mijë euro nga persona fizik, e cila është në kundërshtim me ligjin.

Aty thuhet se AAK ka paraqitur shpenzime të qirasë në vlerë 11 mijë e 140 euro për shpenzime të cilat nuk ka kontratë me qiradhënësit si dhe nuk ka mbajtur tatimin në burim për qiranë.

“Subjekti politik ka paraqitur si transfere të degëve të AAK-së si shpenzime në shumën 9 mijë e 995 euro, shumë e cila nuk mbështetet më dokumentacion përkatës”, thuhet ndër të tjera në raportin e auditmit.

Sipas këtij raporti, AAK në ATK ka deklaruar shpenzime të pagave së bashku me kontributet pensionale në vlerë 240 mijë e 565 euro, ndërsa në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve ka deklaruar në vlerë 214 mijë e 205 euro. Pra ka një diferencë prej 26 mijë e 360 euro.

Ndërkaq, për shpenzimet që kanë mbetur të papaguara deri në fund të vitit 2017, AAK nuk ka paraqitur dokumente mbështetëse apo listë të këtyre shpenzimeve.

Ky subjekt politik ka deklaruar shpenzime të fushatës në vlerë 252 mijë e 112 euro, për të cilat auditori nuk ka arritur të verifikojë shpenzime në vlerë prej 202 mijë e 12 euro ngase nuk u është prezantuar dokumentacion përkatës.

“Subjekti Politik nuk ka mirëmbajtur një kontabilitet te mirëfilltë për t’i mundësuar regjistrimin e transaksioneve financiare dhe përgatitjen e pasqyrave financiare sipas standardeve të kontabilittit të aplikueshme në Kosovë”, thuhet në raport.

Raporti i auditimi gjithashtu thekson se AAK nuk i ka publikuar dhe mbajtur të publikuara së paku një vit në faqen zyrtare raportin vjetor financiar dhe raportin e deklarimit financiar të fushatës së zgjedhjeve dhe ta publikojnë versionin tyre të shkurtuar në njërën nga gazetat ditore kombëtare.

AAK ka deklaruar pak donacione

Natyrë pak a shumë të njëjtë të financimit me LDK-në ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Gjatë fushatave, këtë parti e kanë mbështetur me mjete anëtarë të partisë, disa prej tyre biznesmenë si Ramiz Kelmendi e Blerim Kuçi. Ramiz Kelmendi ishte deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës për një mandat. Ndërkaq Blerim Kuçi ka qenë kryetar i Komunës së Suharekës.

Mjete financiare për këtë parti kanë dhënë edhe ish-deputeti Burim Ramadani si dhe Shkelzen Jusaj, biznesmen i njohur që pati kandiduar për deputet nga radhët e AAK-së në Kuvendin e Kosovës.

Pesë kompani që kanë financuar AAK-në kanë fituar 26 tenderë në institucione publike. Vlera e këtyre tenderëve është 9,767,240 euro.

Gjatë katër viteve AAK ka pranuar si donacion nga bizneset ose pronarët e tyre 147,200 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)