26 Prill 2024

42 mijë euro gjoba për subjektet e lojërave të fatit

Prishtinë, 1 nëntor - Gjatë një aksioni dy ditorë i zhvilluar nga Drejtoria e Lojërave të Fatit, i cili ka qenë i shpërndarë në disa qytete të Kosovës, ka rezultuar me shumë masa ligjore ndaj të gjitha subjekteve që merren me veprimtarin e lojërave të fatit,  tek të cilat janë konstatuar shkelje ligjore.

Aksioni në fjalë është ndërmarr pasi që Drejtoria e Lojërave të Fatit, si rezultat i vizitave të rregullta ka konstatuar se në disa komuna, si ajo e Prizrenit, Suharekës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe Skenderajt disa subjekte të lojërave të fatit,  aktivitetin e tyre e kanë zhvilluar në kundërshtim me kriteret e përcaktuara të Ligjit për Lojërat e Fatit.

Si rezultat,  janë mbyllur 11 njësi të lojërave të fatit, dhe janë shqiptuar 42,000.00 euro gjoba.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)