27 Prill 2024

31 tetori është data e fundit e aplikimit për çmimin FIDES 2017

Prishtinë, 4 tetor - FIQ ndan çmimin FIDES për të nderuar  kontributin filantropik të individëve, organizatave, dhe bizneseve në Kosovë, të cilat në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët.

Filantropët të cilët kanë pranuar Çmimin FIDES deri në vitin 2016 me angazhimin e tyre kanë kontribuar drejt adresimit të problemeve më të ndjeshme të komunitetit, mobilizimit të qytetarëve për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe rritjes së përfshirjes së të gjithë qytetarëve për të sjellë ndryshim.

Në vlerë monetare kontributet e dhëna arrijnë vlerën prej rreth 1.5 milion euro.

Krahas çmimeve tradicionale, këtë vit FIDES-it i shtohen edhe tri çmime speciale: Çmimi FIDES për Fuqizimin e Gruas, Çmimi për Mbrojtje të Ambientit, dhe Çmimi për “Liderët e Rinj”.

Dërgoni  nominimin tuaj për të shprehur mirënjohje dhe inkurajim ndaj individëve dhe organizatave që kanë punuar për të mirën e përbashkët. 

Fituesit e çmimit do të shpallen gjatë ceremonisë së FIDES më 29 Nëntor 2017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)