27 Nëntor 2020

Zbresin çmimet e inputeve bujqësore

Prishtinë, 23 gusht - Çmimet e inputeve bujqësore kanë vazhduar të pësjnë rënie edhe gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, që shënon një trend rënie për një periudhë gati dyvjeqare.

Enti i Statistikave ka bërë publikimin e raporti “Indeksi I çmimeve të inputeve në bujqësi 2010” që flet për një rënie të çmimeve në masën 9 për qind.

Publikimi përfshin të dhëna për periudhën Prill – Qershor 2010. Publikimi bazohet në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë.

Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, barnatoret veterinare, në kompani , tregje dhe vende tjera ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit nga ESK.

Produktet të cilat e përbëjnë bazën për Indeksin e çmimit të inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (input 1) dhe mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (input 2).

Brenda grupit të mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji; vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime tjera.

Sa i përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje tjera), ndërtesat (ndërtesat të fermës, punët tjera përveç përmirësimit të tokës, ndërtesat e tjera, struktura e tyre) dhe të tjera.

Raporti tregon se indeksi i tremujorit të dytë të inputeve në vitin 2010 është zvogëluar për -9.4% për mallrat qw konsumohen nw bujqwsi, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2009. Indeksi për input 2 ndwrkaq është zvogëluar për -4.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2009. Indeksi i inputeve nw përgjithësi gjithashtu është zvogëluar për -9.0% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2009.

Çmimet dhe indekset e çmimeve në këtë publikim janë kalkuluar sipas standardeve për statistikat e çmimeve të Bashkimit Evropian. Projekti për kalkulimin e këtyre çmimeve dhe indekseve të çmimeve është realizuar brenda projektit për “Përmirësimin e statistikave agromonetare” në bashkëpunim me Statistikat Suedeze dhe me mbështetjen financiare nga SIDA (Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar).

Çmimet janë grumbulluar në shtatë regjione: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan. Çmimet janë grumbulluar çdo muaj rreth datës 15. Që nga fillimi numri i artikujve për të cilët janë grumbulluar çmimet është rritur hap pas hapi.

Qëllimi i Indeksit të çmimit të inputeve bujqësore është përcjellja e çmimeve të blerjes të mjeteve për prodhim bujqësor. Sipas definicionit, indeksi nuk i mbulon faktorët e prodhimit. Rrjedhimisht, rrogat dhe kostoja e rrogave, qiraja, pagesa e kamatës, blerja e tokës dhe kafshët si asete fikse nuk janë pjesë e fushë-vëzhgimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën nga Malcolm Simmons, ish kryetar i Asamblese së Gjyqtarëve të EULEX-it, përfaqësuar sipas autorizimit nga dr. Artan Qerkini, avokat. (Ndertesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencë për media me temë “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, merr pjesë në nisjen e asfaltimit të zgjerimit të llotit të 4 të rrugës Podujevë - Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Llugë. (Rruga Podujevë - Prishtinë, fshati Llugë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 12:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës. (Ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve  Kryeministri Avdullah Hoti do e përcjellin realizimin e eksportit të produkteve kosovare në Serbi e që lidhet me marrveshëjen në Shtëpinë e Bardhë në Washington për bashkëpunim ekonomik Kosovë - Serbi e cila pason me një marrëveshje mes dy operatorëve ekonomik. (Objekti i Agrokosova Holiding në zona industriale - Shirokë, Suharekë, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti në kuadër të Javës së Biznesit Kosovar 2020, viziton Verarinë ‘’Agro Kosova Holding ’’ në Suharekë. (Veraria ‘’Agro Kosova Holding ’’, Suharekë, ora 14:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, bën sot përmbylljen e fushatës zgjedhore përmes një konference për media. (Restorant “Artela”, ora 14:00)