25 Shtator 2022

WWF mirëpret fillimin e bisedimeve për një traktat global për plastikën

Prishtinë, 2 mars - Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara (KB) në Asamblenë e Mjedisore të KB-së (UNEA-5.2) janë pajtuar unanimisht që të hartojnë një traktat ligjërisht të detyrueshëm për t’i dhënë fund ndotjes me plastikë.

 Ky traktat është një nga nismat më ambicioze mjedisore, që prej Protokollit të Montrealit në vitin 1989, i cili në mënyrë efektive eliminoi substancat që shterojnë shtresën e ozonit.

Rezoluta e Miratuar e KB-së tregon zhvillimin e një traktati të fuqishëm që lejon rregullat dhe detyrimet globale përgjatë një cikli të plotë të plastikës. Kjo do të mbajë përgjegjës kombet, bizneset, dhe shoqërinë, në mënyrë që plastika të eliminohet nga mjediset tona.

WWF mirëpret këtë vendim, dhe nxitë qeveritë e botës që ta kapin këtë moment të rëndësishëm për eleminimin e plastikës, e të veprojnë me po aq fuqi e vendosmëri në hartimin e përmbajtjes së plotë të traktatit, deri në vitin 2024.

WWF zotohet të mbështesë punën e Komitetit Negociator Ndërqeveritar të UNEA-s në finalizimin e detajeve të rëndësishme të këtij traktati historik përgjatë dy viteve të ardhshme.

“Udhëheqësit botërorë e kanë kuptuar më në fund se të gjithë së bashku duhet ta luftojmë ndotjen plastike, e cila është një nga problemet më të mëdha me të cilin po përballet mjedisi në gjithë botën. Duke rënë dakord për zhvillimin e një marrëveshjeje globale ligjërisht të detyrueshme për ndotjen plastike, po hapet rruga për një të ardhme më të pastër dhe më të sigurt për njerëzit dhe planetin”, u shpreh Natasha Kalauz, Drejtore Ekzekutive e WWF Adria.

 “Ndërsa WWF e mirëpret këtë vendim, duhet të theksojmë se ky është vetëm fillimi dhe se për arritjen e kësaj marrëveshjeje duhet një angazhim dhe vendosmëri e madhe e shumë palëve, e cila duhet të mundësojë një kalim efektiv në një ekonomi qarkore për sa i përket plastikës”.

Presioni ndaj qeverive për një traktat ligjërisht të detyrueshëm vetëm sa vinte e shtohej, në mënyrë që të ketë adresim të krizës së ndotjes plastike. Më shumë se 2.2 milionë njerëz në mbarë botën kanë nënshkruar një peticion të WWF-së duke bërë thirrje për këtë traktat, përderisa mbi 120 kompani globale, dhe më shumë se 1,000 organizata të shoqërisë civile poashtu kanë mbështetur thirrjet për një traktat të tillë.

WWF u bën thirrje liderëve botërorë që këtë mbështetje të madhe globale dhe çastin e sotëm vendimtar ta përdorin si bazë të punës së mëtejme në themelimin e një traktati ambicioz global për ndotjen plastike deri në vitin 2024, i cili:

Është ligjërisht i detyrueshëm me rregulla të cilat mund t’i avancohen në gjetjen e  zgjidhjes për ekonomi qarkore në nivel botëror;
 
Përfshin rregulla globale gjatë një cikli të plotë të jetës së plastikës, duke mos lënë anash ndaleset globale për produktet dhe veprimet e dëmshme, standardet për dizajnimin e produkteve, dhe masat të cilat zvogëlojnë prodhimin dhe përdorimin e plastikës së pastër;
    
Njeh rolin kritik të sektorit joformal të mbeturinave në zhvillimin e ekonomisë qarkore, dhe mundëson pjesëmarrjen e këtij sektori në bisedime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shtator 2022

- Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj... (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren, ora 14:00)