26 Prill 2024

U mbajt panairi i parë i blegtorisë në rajonin e Pejës

Pejë, 27 qershor - Në Raushiq të Pejës  është mbajtur sot (  më 27 qershor) Panairi i  Parë i Blegtorisë i Rajonit të Pejës i organizuar nga Kuvendi Komunal i Deçanit dhe Grupet e Fermerëve të Rajonit të Pejës. Panairi është mbështetur nga  Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (UN FAO).

Në këtë panair mori pjesë edhe z. Blerand Stavileci, ministër i MBPZHR, i cili pasi i përshëndeti fermerët e kësaj ane për sukseset e arritura në sektorin e blegtorisë, ai më pas tha se Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me  përkushtim dhe devotshmëri të madhe ka arritur që t’i dinamizojë aktivitetet në terren për realizimin e objektivave zhvillimore konform Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Planit Bujqësor dhe Zhvillimit Rural (PBZHR)  2009/13, i cili ka për synim zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në vendbanimet rurale të Kosovës.

Sektori i Blegtorisë është prioritet i MBPZHR për shkak të rëndësisë ekonomike dhe efekteve pozitive që ndikojnë në zhvillimin e sektorëve të tjerë agrokulturorë dhe agrobiznesorë. Ka nënvizuar ministri Stavileci  dhe ka shprehur bindjen se MBPZhR do të nxisë akoma më shumë   investimet në sektorin e prodhimtarisë blegtorale dhe bujqësore përmes disenjimit të politikave të qëndrueshme bujqësore,  me qëllim të ofrimit të mbështetjes   financiare dhe ekonomike për fermerët kosovarë.

Në emër të KK të Deçanit  të pranishmit  i ka përshëndetur z. Rasim Selmanaj, kryetar, kurse në emër të Zyrës së Luksemburgut në Kosovë ka folur Pierre Weber .

Në këtë panair është bërë edhe demonstrimi i qethjes sw dhenwve, kurse nga komisioni përkatës është bërë  vlerësimi i dhenve, i gjedheve, sikundër që është organizuar  edhe një ekspozitë  me bulmetra dhe produkte ushqimore nga ky rajon siç janë mjalti, djathërat e kategorive të ndryshme etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)