26 Prill 2024

Thaçi dhe Stavileci, të kënaqur me rendimentin e grurit

Lipjan,  16 korrik -  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, të shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, sot vizituan parcelën e mbjellë me grurë të fermerit Skënder Hyseni në fshatin Rufc të Ri të komunës së Lipjanit, për të përcjellë për së afërmi rrjedhën e fushatës së korrje-shirjes së drithërave të bardha.
   
Kryeministri Thaçi tha se sezoni i sivjetmë i korrje-shirjeve të grurit është sezoni më i suksesshëm që kemi pasur deri më tani, në arritjen e rendimenteve të larta në sektorin e drithërave.

“Sezona e korrje-shirjeve të sivjetme është sezonë e rekordit për Kosovën, qoftë në procesin e korrje-shirjeve, qoftë në sasinë e grurit që jemi duke e grumbulluar apo edhe në cilësinë e lartë të tij”, tha kryeministri Thaçi, duke shtuar më tej se, ndjehet mirë që Qeveria e Kosovës ka arritur të krijojë kushte dhe mundësi më të mira për të gjithë fermerët kosovarë dhe se me mundësitë dhe kapacitetet qeveritare, do të vazhdojë ta fuqizojë edhe më shumë mbështetjen për sektorin e bujqësisë.

Ndërsa, ministri Stavileci tha se sivjet është rritur mbështetja financiare e Ministrisë së Bujqësisë në 3.2 milionë euro për mbjelljet vjeshtore të grurit, si dhe ka rritje të sipërfaqes së mbështetur me pagesa direkte për 31.6% dhe ngritje të standardit të përkrahjes financiare në 100€ për një hektar të mbjellë me grurë.

“Deri më tani janë korrur rreth 50% e sipërfaqeve të mbjella me grurë dhe rendimenti mesatar i arritur varion prej 4-5 tonë në hektarë. Sipas trendit të deritanishëm, sivjet besojmë që prodhimi i brendshëm do arrijë t’i plotësoj mbi 70% të nevojave konsumuese, por kjo saktësisht do të dihet vetëm pasi të mblidhet në tërësi gruri”, tha ministri Stavileci.

Prodhimtaria mesatare e grurit sillet prej 250.000-280.000 tonë dhe duke u bazuar në të dhënat e deritanishme të popullsisë, ku nevojat konsumuese vjetore janë vlerësuar të jenë rreth 410.000 tonë grurë, kjo prodhimtari ka arritur t’i përmbushë rreth 57-60% të nevojave të përgjithshme.


Prodhimtaria e grurit në këtë vit pritet të jetë rreth 300.000 tonë dhe bazuar në të dhënat e reja të Entit të Statistikave të Kosovës për numrin e popullsisë dhe në konsumin vjetor për kokë banori të miellit që është ekuivalent me rreth 205 kg grurë për person në vit, kjo prodhimtari do arrijë t’i plotësojë mbi 70% të nevojave të përgjithshme konsumuese.


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, fushatën e korrje-shirjes së drithërave të bardha e ka mbështetur me gjithsej 500.000 € për subvencionimin e derivateve të naftës së autokombajnerëve dhe çmimi fiks që duhet ta paguajnë fermerët është 100 € për një hektar të korrur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)