27 Prill 2024

Stavileci udhëton për Slloveni

Lubjanë, 19 gush t- Delegacioni i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i kryesuar nga ministri Stavileci, do të marr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë “AGRA 2011” në Republikën e Sllovenisë.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, ministri Stavileci dhe ekipi i tij do të takohen edhe me Presidentin e Republikës së Sllovenisë Danilo Türk, si dhe do të zhvillojnë takime bilaterale me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit të Republikës së Sllovenisë Dejan Zidan, me të cilin do të diskutohet për pikat e marrëveshjes së bashkëpunimit, të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë më dt. 9 maj 2011.

Po ashtu, ministri Stavileci do të takohet edhe me Marek Sawicki, Ministër i Bujqësisë së Republikës Polake, i cili njëherësh është edhe kryesues i Këshillit të EU-së për Bujqësi dhe Peshkatari, si dhe me Kryetarin e Odës për Bujqësi dhe Pylltari në Republikën e Sllovenisë Ciril Smrkolj.

Në këtë panair, Republika e Kosovës për herë të parë prezantohet edhe me një “stendë” të veten, ku 20 agrobiznese kosovare do t’i promovojnë produktet e tyre, të cilat do të kenë mundësinë të krijojnë edhe kontakte të reja me agrobiznese të vendeve të ndryshme të rajonit dhe më gjerë.
Panairi do të mbahet prej 20 deri më25 gusht në Gornja Radgona të Sllovenisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)