23 Maj 2019

Sot hapet Panairi i Produkteve Bujqësore

Prishtinë, 3 dhjetor - Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës edhe këtë vitë do të organizojë Panairin e Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse ''Prishtina 2018''.

Panairi organizohet me qëllim të promovimit të kompanive Kosovare dhe produkteve të tyre brenda Kosovës, rajonit dhe më gjerë.

Në kuadër të këtij Panairi OEK ka organizuar një degustim të pijeve dhe ushqimeve vendore.

 Ky panair është i një dimensioni më ndryshe nga herët tjera pasi që organizohet brenda kornizës së ngjarjeve të lidhura me javën e CEFTA-s, ku do të marrin pjesë akterët më të rëndësishëm që shtyjnë drejt rrjetizimit dhe zhvillimit të bizneseve të Ballkanit Perëndimor.

Organizimi i Panairit do të paraprihet nga aktivitete të tjera, përkatësisht konferenca për “Diskutime Biznesore të Ballkanit Perëndimor”.

Pjesë e konferencës që shënon edhe hapjen e panairit, do të jenë përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësues nga Chamber Investment Forum (CIF), EUROCHAMBRES, përfaqësues të kompanive anëtare të Këshillit Biznesor të Ballkanit Perëndimor, Kryetar të Odave të Ballkanit Perëndimor me bizneset më të rëndësishme nga secili vend dhe delegacione nga vende të ndryshme.

Në panair pritet të marrin pjesë kompani me traditë shumëvjeçare në prodhimin e produkteve bujqësore dhe agroindustriale që kanë rëndësi të veqant në promovimin e shtetit tonë me produktet “Made in Kosova” dhe njëkohësisht rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve anëtare të CEFTA-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 maj 2019 - Instituti për Politikë të Jashtme të Kosovës organizon konferencën "Politika  e Kosovës në këndveshtrim shkencor." (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Riinvest organizon konferencën “Korrupsioni nga ana e ofertës: Perspektiva e bizneseveve”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese dhe Internews Kosova do ta publikojnë Raportin Vjetor të Monitorimit të Gjykatave për vitin 2018. (Ambientet e objektit A të Pallatit të Drejtësisë, ora 10:00)

- Themelohet Shoqata e Inovacionit Financiar, nga institucione financiare jo-bankare. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Anulohet - Forumi Ballkanik organizon tryezën rajonale "Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor". (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e radhës të titulluar Indeksi i Zhvillimit të Sektorit të Prodhimit, ku do të prezantohen të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e sektorit të prodhimit. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- E Ngarkuara me Punë Coleen Hyland do të flasë me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të partnerit implementues të USAID-it Qendrës për Arsim të Kosovës dhe 7 komunave. (Hoteli Emerald, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të organizojë ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për sportistët dhe trajnerët. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me Ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hernmarck - Ahliny. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Aleanca Kroosvare e Bizneseve organizon konferencën për media me temë "Taksa 100% a është ekonomike a politike kundër Serbisë". (Zyret e AKB-së, ora 13:00)

-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut. (objekti i KQZ-së, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)