25 Shtator 2022

Sektori i frutave të imta po modernizohet me përkrahjen e MBPZhR-së

Prishtinë, 20 korrik - Sektori i pemëve të imta është me potencial të madh zhvillimi në Kosovë dhe kultivimi i tyre po sjellë përfitime të mëdha për fermerët.

Duke parë këtë potencial dhe përfitimet nga ky sektor, Ministria e Bujqësisë e ka rritur mbështetjen për kultivuesit e këtyre pemëve, duke përfshirë këtu edhe kulturën e mjedrës.

Mbështetjen për këtë kulturë përmes politikave të duhura bujqësore e konfirmoi edhe njëherë sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me rastin e shënimit të “Ditës së Mjedrës”, përmes së cilës fushatë kultivuesit e saj po promovojnë prodhimet e tyre për disa ditë më radhë.

Me këtë rast, Ministri Peci vizitoi fermerët që merren me kultivimin  e mjedrës, ku nga afër u njoh me procesin e prodhimit dhe përpunimit të kësaj kulture në kompaninë “JONI-SH”, e cila merret me grumbullimin dhe eksportimin e pemëve të imta.

“Përmes Programeve tona mbështetëse do të vazhdojmë të mbështesim sektorin e frutave të imta si në prodhim ashtu edhe në ngritje të kapaciteteve ruajtëse e përpunuese në mënyrë që ky sektor të jetë i vetë-qëndrueshëm dhe një zinxhir i plotësuar vlerash, nga prodhimi deri në shitje.”, ka thënë Ministri Peci.

Ndryshe, MBPZhR-ja sektorin e pemëve të tima, duke përfshirë këtyre edhe kulturën e mjedrës e mbështetë përmes Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve dhe Programit për Zhvillim Rural, duke iu mundësuar kështu prodhuesve vendor që krahas rritjes së kësaj prodhimtarie, të avancojnë edhe infrastrukturën përcjellëse, si në prodhimin dhe përpunimin e produkteve të tyre.

Duhet theksuar se mbështetja për kulturën e mjedrës përmes PPD 2022, është rritur në krahasim me vitet e kaluara, ku subvencionimi nga 0.12€/kg që ishte në vitin 2021 këtë vit arrin vlerën prej 0.15 €/kg.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shtator 2022

- Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj... (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren, ora 14:00)