26 Prill 2024

Rusia do të mbledhë rreth 90 milionë ton grurë

Moskë, 5 gusht - Të korrat e drithërave këtë vit në Rusi do të tejkalojnë parashikimet dhe do të arrijnë në 90 milionë ton. Për këtë deklaroi Zëvendëskryeministri i parë qeverisë ruse Viktor Zubkov. Ekspertët theksojnë se sektori agrar do të mund të ripërtërihet pas thatësirës së tmerrshme të verës së vitit 2010.

Autoritetet ruse dhe punonjësit e sferës së bujqësisë kanë arsye për optimizëm. Ky vit, pavarësisht nga të gjitha anomalitë e motit, do të jetë i pasur me bereqet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë të Rusisë, deri në datën 13 korrik janë mbledhur tashmë 7.5 milionë ton drithëra.

Në mënyrë të veçantë vuri në dukje Viktor Zubkov rendimentin e lartë të të korrave të hikërrorit dhe elbit. Pikërisht çmimet për këto kultura vitin e kaluar u rritën në mënyrë drastike për shkak të deficitit të shkaktuar nga thatësira e paparë dhe zjarret pyjore në vend. Sipas mendimit të Zubkov, të korrat e bollshme do të lejojnë frenimin e rritjes së çmimeve.

Rendimeniti i lartë i të korrave të drithërave stimulon eksportin, njoftoi Viktor Zubkov. Dogana ruse tashmë ka marrë aplikacione për ofrimin jashtë shtetit të 6.5 milionë ton drithërave.

Kompanitë përpiqen të fitojnë tani kohën e humbur gjatë periudhës së veprimit të embargos. Që nga gushti i vitit të kaluar e deri më 1 korrik të këtij viti kompanitë e vendit nuk mund të eksportonin drithëra jashtë shtetit.

Tani nuk do të jetë aspak e lehtë për to që ti rikthejnë vetes pozitat në tregun botëror, paralajmëron Drejtori i përgjithshëm i kompanisë ushqimore “Junigrein” Aleksei Dymulen: “- Kjo do të kërkojë përpjekje mjaft serioze dhe kohë. Sepse momenti në të cilin ne po rikthehemi tani në tregun botëror nuk është më i përshtatshmi. Bilanci botëror i drithërave nuk ka rënë, mungesë drithi në tregun botëror nuk evidentohet. Fundi i një sezoni drithërash dhe fillimi i sezonit të ri nuk është aspak koha më e mirë për tu kthyer në treg”, - konkludoi Aleksei Dymulen.

Ndërkohë duhet thënë se sektori agrar rus nuk e ka marrë veten plotësisht pas recesionit të vitit 2010. Vëllimi i të korrave prej 90 milionë ton drithëra është tregues më i ulët se ai i vitit 2006, kur ekonomitë fermere mblodhëm 97 milionë ton.

Qeveria premtoi mbështetje për fshatin dhe tani po realizon disa programe të mëdha qëllimore. Por nuk duhet shpresuar megjithatë për një efekt të menjëhershëm, paralajmërojnë ekspertët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)