27 Nëntor 2020

Rusi, hyn në fuqi ndalimi i eksportit të grurit

Moskë, 16 gusht - Në Rusi hyri sot në fuqi një masë për ndalimin e eksportit të grurit, ndërsa qeveria lufton për të kontrolluar çmimet e ushqimeve, në kushtet e thatësirës që ka pllakosur vendin - më e madhja në një shekull.

Kjo masë u bë e njohur në fillim të muajit nga kryeministri Vladimir Putin, i cili tha se prodhimi i grurit për vitin 2010 mund të ulet, deri në 60 milionë tonë, për shkak të thatësirës, zjarreve dhe nxehtësisë rekord.

Prodhimi për vitin 2009 ishte 97 milionë tonë. Rusia ka nevojë për rreth 79 milionë tonë për të mbuluar konsumin e brendshëm të grurit dhe pritet t’i plotësojë nevojat me rreth 10 milionë tonë nga një fond rezervë shtetërore dhe rreth 20 milionë tonë që kishin mbetur nga viti i kaluar.

Ndalimi i eksportit i cili do të vazhdojë deri në fund të vitit, bëri që të rritet çmimi i grurit, duke kapur shifrën më të lartë në dy vjet dhe duke ngritur shqetësime lidhur me çmimin e ushqimeve në Evropë dhe në Lindjen e Mesme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën nga Malcolm Simmons, ish kryetar i Asamblese së Gjyqtarëve të EULEX-it, përfaqësuar sipas autorizimit nga dr. Artan Qerkini, avokat. (Ndertesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencë për media me temë “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, merr pjesë në nisjen e asfaltimit të zgjerimit të llotit të 4 të rrugës Podujevë - Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Llugë. (Rruga Podujevë - Prishtinë, fshati Llugë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 12:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës. (Ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve  Kryeministri Avdullah Hoti do e përcjellin realizimin e eksportit të produkteve kosovare në Serbi e që lidhet me marrveshëjen në Shtëpinë e Bardhë në Washington për bashkëpunim ekonomik Kosovë - Serbi e cila pason me një marrëveshje mes dy operatorëve ekonomik. (Objekti i Agrokosova Holiding në zona industriale - Shirokë, Suharekë, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti në kuadër të Javës së Biznesit Kosovar 2020, viziton Verarinë ‘’Agro Kosova Holding ’’ në Suharekë. (Veraria ‘’Agro Kosova Holding ’’, Suharekë, ora 14:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, bën sot përmbylljen e fushatës zgjedhore përmes një konference për media. (Restorant “Artela”, ora 14:00)