21 Gusht 2018

Rikalo informoi ambasadorin Pfandler me planin e punës për zhvillimin e bujqësisë

Prishtinë, 6 dhjetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe shefin e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), Gunther Zimmer.

Gjatë takimit, Ministri Rikalo informoi ambasadorin Pfandler me planin e punës për zhvillimin e bujqësisë, me programet mbështetëse të ministrisë për sektorin e bujqësisë, si dhe me projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë në vitin e ardhshëm.

Shefi i Zyrës së Koordinimit ADA, Gunther theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm dhe shprehu shpresën se do të vazhdojë në atë drejtim. Ai i kërkoi Ministrit Rikalo të mbështesë zbatimin e projekteve IPA II.

Ministri Rikalo shprehu gatishmërinë e Ministrisë për të vazhduar bashkëpunimin me ADA dhe krahas kësaj edhe interesim për çdo lloj bashkëpunimi nëpërmjet shkëmbimit të përvojave, kryesisht të arsimit dhe teknologjisë moderne.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2018  - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon manifestimin qendror, kushtuar festës së Kurban - Bajramit Xhamine e Madhe në Prishtinë. (Xhamia e Madhe në Prishtinë, ora 5:10)

- Me rastin e festës së Kurban - Bajramit, Ditën e parë, kryesia e e Bashkësisë Islame të Kosovës, si tradicionalisht organizon pritje përurimi. (Selia e Kryesisë, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 9:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Selia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ora 10:30)

- Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të bëjë dorëzimin e dhuratave si donacionit në vlerë prej 7.500 euro për 250 fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. (Klinika e Pediatrisë, ora 12:30)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të shpërndajë dhurata për 70 fëmijë te SOS Fshatit në vlerë prej 2.450 euro. (SOS Fshati, ora 13:30)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë në Graqanicë. (Lagja rome në Graqanicë, ora 18:00)