08 Mars 2021

Ramadani në forumin e punës të Ministrave të Bujqësisë nga Evropa Juglindore

Prishtinë, 17 nëntor - Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani mori pjesë në takimin e 14-të vjetor të punës së Ministrave të Bujqësisë nga Evropa Juglindore (EJL).

Tema të diskutimit në këtë takim të nivelit ministror, ndër tjerash ishin edhe bashkëpunimi rajonal dhe menaxhimi i resurseve natyrore në kohë pandemie.

Në këtë aspekt, zv. ministri Ramadani tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një qasje pragmatike po tenton ta normalizoj por edhe ta përmirësoj gjendjen e fermerit, sidomos gjatë pandemisë COVID-19.

"Si hap që duhet potencuar këtu, më duhet ta theksoj pagesën dy herë të subvencioneve, të cilën po e realizojmë tani, që secili fermer jo vetëm të subvencionohet, por edhe të ndihmohet në kohën kur ai ka më së shumti nevojë", tha tutje zv. Ministri Ramadani.

Njëherit, në këtë forum u fol edhe rreth zhvillimeve të fundit të politikave bujqësore në kontekstin e procesit të përafrimit me politikat e Bashkimit Evropian dhe pandeminë në vendet e para-anëtarësimit.

"Si shteti më i ri në Evropë, mbetemi të orientuar drejt një Kosove evropiane, duke punuar drejt krijimit të mundësive për punësim në vendet rurale përmes diversifikimit rural, kështu duke e afruar sektorin tonë bujqësor me atë të shteteve të familjes së madhe evropiane", tha tutje zv. ministri Ramadani.

Ky takim është organizim i përbashkët mes Grupit të Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural (SWG) në Evropën Juglindore dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Republikës së Serbisë.

Në fund të këtij takimi të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan të japin inputet në konkluzionet e takimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Mars 2021 - Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit I.L. për vepren penale 'Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike  2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë - Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:30)

- Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)  

- Universiteti ''Kadri Zeka'' do të shënojë 8 vjetorin e themelimit! (Ambientet e Universitetit në Gjilan, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret”,  (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)  

- Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues në të cilin do të kërkojnë hapje totale për bizneset. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- OJQ “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 16:00)

- Qendra e Artit dhe Komunitetit organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi - çdo ditë është 8 mars”. (Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ora 19:00)