20 Gusht 2019

Rahoveci ndihmon fermeret në hartimin e projekteve për aplikimin e granteve

Rahovec, 7 qershor - Drejtoria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Rahovecit ka njoftuar fermerët për hartimin e projekteve dhe kompletimin e të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin e granteve mund t’i kryejnë në  këtë drejtori deri me 26 Qershor 2019.

"Fermer të nderuar të komunës së Rahovecit, ju njoftojmë se për herë të parë në komunën e Rahovecit përkatësisht DBPZhR, ka bërë të mundur kryerjen e shërbimeve  për hartimin e projekteve dhe kompletimin e të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin për grande në Ministrinë e Bujqësisë."

"Zyra për kryerjen e shërbimeve  për hartimin e projekteve dhe kompletimin e të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin për grande gjendet në DBPZhR", thekson DBPZHR.

Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Rahovecit thotë se si drejtori ne kemi pranuar kërkesa nga fermerët për hartimin e projekteve dhe kompletimin e dokumentacioneve dhe njofton fermerët se kjo periudhë do të zgjat deri me datë 26 Qershor 2019.

Drejtori Duraku shprehet se arsyeja se pse mund ti pranojmë kërkesat e fermerëve deri me 26 Qershor 2019, është se zyrtarëve të cilët merren me  për hartimin e projekteve dhe kompletimin e të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin për grande u duhet kohë për ti përgatitur të gjitha dokumentet.

Kurse fermerët të cilët i përgatisin vet hartimin e projekteve dhe kompletimin e të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin për grande, mund të aplikojnë në zyrat e AZHB-së deri me 01.07.2019.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 gusht 2019 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta takojë ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën për gjendjen e prodhimit në Kosovë ku do të diskutohen rekomandimet ndaj Qeverisë së re rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të prodhimit, me panelistë përfaqësues të bizneseve prodhuese në vend. (Hotel Sirius, ora 9:55)

- Në Gjilan fillon implementimi i programit “Shkollat e Shekullit 21”, i cili mbështetet nga Qeveria e Britanisë, i dizajnuar nga British Council. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Instituti Demokratik I Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit pilot mbi transparencën e kryeqyteteve evropiane, ku mes 27 kryeqyteteve evropiane është vlerësuar edhe Prishtina. (Salla e konferencave të KDI, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se festivalit të edicionit të 9-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnokompleksi i fshatit Kukaj, ora 18:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e rajonit të Zhurit, Vërrinit dhe Vërmicës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shkolla fillore në Zhur, ora 19:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Kino Armata te Sheshi, ora 20:00)