24 Tetor 2017

Qeveria mbështetës i fuqishëm për prodhuesit e qumështit

Prishtinë, 12 tetor - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqatave të Qumështarëve të Kosovës, ku është njoftuar me të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët që ekskluzivisht merren me prodhimin e qumështit.

Ai premtoi se kërkesat dhe shqetësimet e tyre do t’i adresoj para ministrave të resorëve përkatës, me theks në Ministrinë e Bujqësisë.

“Ka probleme të cilat janë të zgjidhshme, por duhet një interesim më i shtuar. Informatat që i mora sot janë shumë të vlefshme dhe ato do t’i përcjellë në Qeveri."

"Ne kemi thënë se prioriteti jonë është stimulimi i prodhuesve vendor, mbështetja për prodhuesit vendor dhe Qeveria do të jetë partnerë i fuqishëm në inkurajimin dhe mbështetjen e gjithë atyre burrave dhe grave që kanë marrë përsipër zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, si parakusht për të hapur vende të reja të punës”, tha zëvendëskryeministri Limaj.

Ramadan Memaj, kryetar i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, beson se problemet në sektorin e qumështit me një vullnet dhe bashkëpunim të dyanshëm do të  zgjidhen një nga një.

Besim Kuqi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, theksoi se problemet janë të mëdha, i bindur se së bashku me Qeverinë ato do të zgjidhen dhe puna e prodhuesve do të lehtësohet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2017 - Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët ne tëmën “Vendet e punës dhe pengesat për krijim të punësimit në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha informon Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me prioritetet dhe sfidat e kësaj ministrie. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë,  Abelard Tahiri raporton para Komisioni për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Shefi Observer i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle mban një konference shtypi në të cilën do të japë një deklaratë mbi gjetjet paraprake të Misionit . (Hotel Swis Diamond, ora 10:30)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me programin legjislativ dhe prioritetet e Ministrisë së Inovacionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Zëvendës shefi i misionit të Eulex-it në Kosovë, Bernd Thran mban një ligjeratë ku do të diskutohet është ''Roli i EULEX-it në zbatimin e sundimit të ligjit'. (Objekti i kolegjit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit i për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku do të bëhët formimi i grupit punues për hartimin e Planit për zhvillimin e diplomacisë parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-shtator 2017 dhe Programit të Shpenzimeve të RTK-së, për periudhën tetor-dhjetor 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 140 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 14:00)

- Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri raporton para Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në lidhje me Marrëveshjen për Drejtësinë të datës 10 shkurt 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N sallën S-I, ora 14:00)

- UBT mban konferencen për të ardhmen Euro-Atlantike të Kosovës. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 17:30)

- Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës mban akademi solemnje në prag të shënimit të 500 vjetorit të Reformacionit Protestant. (Hotel Swis Diamond, ora 18:00)