05 Dhjetor 2020

Qeveria do të ketë vëmendjen e rajoneve te dëmtuara nga erërat

Prishtinë, 6 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas erërave të forta në komunat e Istogut, Pejës dhe Klinës, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

“Qytetarët e Kosovës, që banojnë në komunën e Istogut, e në disa pjesë të Klinës e Pejës duhet të kenë kujdes këto ditë. Era e fortë ka rrëzuar kulme shtëpish, ka dëmtuar prona private e biznese, e ka rrëzuar shtyllat e rrjetit elektrik."

"Dëmet kanë qenë të mëdha sidomos në Istog ku është ndërprerë dhe mësimi në shkolla. Për fat të mirë nuk jemi njoftuar për të lënduar”, ka thënë kryeministri Kurti.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se Qeveria e Kosovës do të ketë vëmendjen e nevojshme ndaj kësaj situate, për të vlerësuar sfidat dhe për të marrë masat e duhura, për t’iu gjendur pranë qytetarëve tanë.

Kryeministri Kurti, gjatë ditës së nesërme do të vizitojë komunat e Istogut, Pejës e Klinës, për të parë nga afër situatën e për të dëgjuar se cilat janë nevojat e institucioneve dhe ato të qytetarëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Dhjetor 2020

- Let’s Do It do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve duke shpallur vullnetarët e vitit 2020. (Zyrat e Let’s Do It, lagjja Pejton, rr. Pashko Vasa, ora 11:00)