26 Prill 2024

Prezantohet gjendja ekzistuese e pyjeve

Prizren, 30 korrik - EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Klubin e Ambientit “Luciano Motroni” organizon tryezën “Gjendja e pyjeve dhe problemi i shpyllëzimit” që do të mbahet në Kino Lumbardhi në Prizren.

Tryeza ka për qëllim që të prezantojë gjendjen ekzistuese të pyjeve dhe të trajtojë problematikën e dëmtimit të pyjeve përmes formave të ndryshme të shpyllëzimit.

Në këtë diskutim do të prezantohet gjendja aktuale e pyjeve, efekti zingjiror që shkakton shpyllëzimi dhe trajtimi që ofrohet nga ligji për këtë çështje.

Panelistë të këtij debati do të jenë Izet Osmanaj nga Drejtoria e Bujqësisë, Alban Hyseni – Ekolog dhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës, dhe Bekim Bytyqi nga D.A.P.K Sharri.

Pas prezantimeve nga panelistët do të ketë diskutim të hapur ku të ftuarit do të mund të japin komentet dhe sugjerimet e tyre.

 Të ftuar të tryezës janë edhe përfaqësues të nivelit komunal, shoqërisë civile, komunitetit të profesionistëve dhe medias.

Ky aktivitet është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)