26 Prill 2024

Përfundoj më sukses muaji i pastrimit në Istog

Istog, 25 prill - Tani është bërë tradicionale që për nder të Ditës së Tokës 22 prillit, çdo vit Komuna e Istogut, Kryqi i Kuq i Kosovës në Istog, ndërmarrja “Ambienti” dhe pjesëmarrës nga të  gjitha institucionet shkollore kryejnë pastrimin e të gjitha  lokaliteteve të komunës së Istogut në kuadër të muajit të  pastrimit të ambientit.

Këto aktivitete u zhvilluan gjatë gjithë muajt prill me moton “15 vite në këtë aktivitet “.
Nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj  dhe stafi komunal ishin pjesë e këtij aktiviteti .

Më këtë rast nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj  bëri thirrje për një ambient të pastër, ambient ky që do të ndikoj edhe në shëndetin tonë.

\"Falënderoj të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Istogut, nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët kontribuan në këtë aktivitet për pastrimin e komunës së Istogut.\"

\"Lus të gjithë qytetarët e Komunës  së Istogut të behën shembull për një ambient të pastër dhe të shëndetshëm dhe këtë mund ta arrijmë vetëm nëse ju qytetarë të nderuar, së bashku me institucionet komunale kontribuojmë për këtë qëllim,ky projekt përveç pastrimit të ambientit  ka për qellim edhe edukimin e brezave të rinj në ruajtjen e ambienti si një faktorë me rendësi\", tha nder të tjera nënkryetari Blakaj.


Projekti në fjalë, u financua nga buxheti komunal.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)