16 Shtator 2019

Pemët sjellin përfitime për të luftuar ngrohjen globale

Los Angeles, 30 gusht - Një studim i ri konfirmon se pemët sjellin përfitime shumë të mëdha për të luftuar ngrohjen globale duke thithur gaz karbonik nga atmosfera.

Aktivistët për shtimin e sipërfaqeve të pyllëzuara thonë se ky ka qenë fakt i konfirmuar prej vitesh, por më në fund ky mesazh po përqafohet gjerësisht.

Vullnetarët me organizatën “TreePeople” po mbjellin pemë e bimë të tjera në pyllin kombëtar pranë Los Anxhelosit. Speciet e zonës aktualisht janë në gjendje kritike pasi pylli është zaptuar nga bimë invazive.

"Po mbjellim 40 specie të ndryshme. Disa prej tyre janë barna, kemi shkurre, si dhe lisa e pemë të tjera,” thotë Tierry Rivard me organizatën TreePeople.

Të gjitha këto specie i përkasin këtij ekosistemi. Pemët janë një komponent jetik:

"E dimë që pemët sjellin përfitime të shumfishta. Ato na ofrojnë hije, si ne ashtu edhe mjedisit sidomos në momente të nxehti ekstrem. Pemët zbusin përmbytjet pasi mbajnë ujë dhe nuk lejojnë rrjedhje të pakontrolluara," thotë Cindy Montanez, shefe ekzekutive e organizatës “TreePeople”.

Pemët eliminojnë nga mjedisi sasi të mëdha gazi karbonik, duke ulur ngrohjen globale. Studime të shumta, ndër to një studim i fundit nga shkencëtarë evropianë i botuar në revistën Science, kanë konfirmuar përfitimet nga pemët. Po ashtu mbjellja e pemëve zbut problemin e shpyllëzimit:

Projekte për rimëkëmbjen e pyjeve janë në zbatim edhe në vende si Indonezia thotë një studiuese në San Francisko që punon për Fondin Botëror të Florës e Faunës:

"Në një projekt të quajtur “Thirty Hills”, po ndjekim një metodë me shumë aspekte, jo thjesht uljen e sasisë së gazit karbonik, por edhe përfitimet e tjera nga pyjet,” thotë studiuesja Christa Anderson.

Një projekt krijoi koshere bletësh në pyll për të ndihmuar edhe banorët lokalë me të ardhura.

Studimi thotë se pyjet e reja mund të thithin dy të tretat e gazit karbonit që i është shtuar atmosferës nga aktiviteti i njeriut. Por kërkohen edhe masa të tjera:

"Ky është vetëm një element i zgjidhjes. Duhen masa të tjera të guximshme për të ulur djegien e energjisë dhe çlirimin e gazeve nga aktiviteti industrial,” thotë studiuesja Anderson.

Me ngrohjen e planetit, pyjet e shëndetshme janë më rezistente ndaj zjarreve dhe ofrojnë strehë nga dielli për kafshët si dhe njerëzit. Qeveritë mund të luajnë rol të rendësishë. Por në Kaliforni, janë mobilizuar edhe vetë banorët dhe bizneset:

"Secili duhet të mbajë përgjegjësi personale duke mbjellë pemë. Kur mbjell pemë argëtohesh, përmirëson komunitetin dhe e bën klimën më të qëndrueshme," thotë zonja Montanez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shtator 2019 - Fillon edicioni i dytë i konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Mbrojtja e mjedisit: kërkim për qeverisje të mirë dhe thirrje për bashkëpunim rajonal'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në përurimin ei analizave të reja laboratorike në QMF-në në Reçane, ku i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu.(Reçane, ora 9:30)

- Nën moton “Pjesëmarrja“, për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ku qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit bën hapja e Javës 'Shtigjeve të Lirisë' ku do të ketë fjalë rasti edhe nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. (Prizren, ora 10:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë bëhet hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile. (Oborri i Kuvendit, ora 10:50)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi takon Kryetarin e Komunës, Agim Aliu, me të cilin edhe do të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi për 'Ndërtimin e Qendrës Multifunksionale'. (Komuna e Ferizajit, ora 11:00)

- Partia Demokratike dega në Prizren, do të mbajë një koferencë për media. (Zyrët e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet kuizi i demokracisë. (Holli i Kuvendit, ora 11:30)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e parë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër/e të Kosovës. E ftuara e parë do të jetë znj. Vjosa Osmani, Kandidate për Kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në aktivitetin në Nashec tek lapidari i komandantit Remzi Ademaj. (Nashec, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim Ministrin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, me të cilin do të bisedojnë rreth bashkëpunimit mes dy shteteve në fushat përkatëse. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 12:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet debat publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 405, ora 13:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti viziton fabrikën "Jatex". (Gjakovë, 14:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti viziton disa bujq. (Gjakovë, 15:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Istogut. (Qendra e qytetit te Istogut, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe. (Varrezat e Prizrenit, ora 16:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti viziton Shoqatën e Zejtarëve. (Gjakovë, 16:20)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes zyrtare të zyrës së re qëndore të Bankës Raiffeisen. (Zyra e re ndodhet në rrugën Robert Doll, ora 17:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti takohet me Tomor Morinën. (Gjakovë, 17:40)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani viziton vendlindjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, në Cerrcë dhe takohet me strukturat dhe banorët e fshatit.. (Fshati Cerrcë, ora 18:00)