24 Shkurt 2021

Ministria e Bujqësisë merr përkrahjen e Bankës Botërore për projektet bujqësore

Prishtinë, 12 qershor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa gjatë ditës ka zhvilluar një takim virtual me misionin e Bankës Botërore, të udhëhequr nga menaxheri i Zyrës së BB-së në Kosovë, Marco Mantovanelli dhe  përgjegjësen e ekipit për sektorin e bujqësisë, Silvia Mauri me të cilët ka diskutuar për format e bashkëpunimit në realizimin e projekteve konkrete në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të BB-së.

Ministri Mustafa i ka njoftuar ata me objektivat dhe prioritetet e MBPZhR-së në kuadër të Programit për Zhvillim Rural dhe atë të Pagesave Direkte, me ç’rast përfaqësuesit e BB-së i kanë konfirmuar mbështetjen në realizimin sa më efikas të këtyre programeve bujqësore.

Menaxheri i Zyrës së BB-së, Marco Mantovanelli ka vlerësuar punën dhe angazhimin që po bëhet në bujqësi, si dhe konfirmoi vazhdimin e mbështetjes përmes Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në projektet për monitorimin dhe mbikëqyrjen e granteve investive, si dhe në projektet e ujitjes, që për qëllim kanë avancimin e bujqësisë dhe tejkalimin e sfidave në këtë sektor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shkurt 2021

- Mbahet ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave të auditorëve të energjisë. (Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ora 10:00)

- Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus bën prezentimin e Manualit për Ekspert të mbështetur nga HERAS Plus. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet seanca për shqyrtimin e ankeses per rritjen e denimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. (Gjykata e Apelit, ora 10:15)

- Pasi që në SHBA u shënua një moment historik i zymtë dhe i matur, ku u përkujtuan më shumë se 500.000 vdekje nga COVID-19 në këtë shtet, shoqata "Miqtë e Amerikës", me qëllim të solidarizimit me popullin e institucionet amerikane  do ta ulë në gjysëm shtizë flamurin amerikan dhe do të ndez qirinjë në nderim të të vdekurve. (Tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Gjykata Speciale në Hagë,ora  11:00)

 

- Ministri në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa mban konferencë për shtyp. (Ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, ora 15:30)