02 Shkurt 2023

Ministri Peci e përmbyllë me shumë suksese vitin 2022

Prishtinë, 28 dhjetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në përmbyllje të vitit kalendarik, sot gjatë ditës mbajti konferencën për media me ç’rast para mediave dhe të pranishmëve paraqiti të arriturat e dikasterit qeveritar të cilin ai e drejton, projektet mbështetëse të realizuara gjatë këtij viti, zhvillimet, gjendjen aktuale, sfidat, si dhe planet për vitin e ardhshëm.

Pasi i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, Ministri Peci tha se MBPZHR-ja këtë vit po e përmbyll mjaft suksesshëm, pasi gjatë vitit që po e lëmë pas MBPZHR-ja ka ndërmarr një sërë veprimesh me qëllim të përmbushjes së objektivave në përmirësimin e politikave, avancimin e legjislacionit, llogaridhënien, ristrukturimin dhe avancimin e MBPZHR-së dhe agjencive përkatëse.

“Ky vit shënon përkrahjen rekorde për fermerin kosovar. Vlerësimi është i bazuar në meritokraci. Përderisa në vitin 2021 pagesat kanë arritur në 61.8 mil Euro, gjatë vitit 2022 janë ndarë 71,381,864 Euro për 28.222 fermerë përfitues nga 27 nën-sektorë të ndryshëm. Janë kontraktuar 283 projekte në Masat 1, 3, 5 dhe 7, ku për herë të parë të gjithë aplikantët në listën e pritjes do të jenë përfitues. Në total janë përkrahur 27 nën-masa. Këtu përfshihen edhe depot e grumbullimit për pemë dhe perime”, tha Ministri Peci.

Ai shtoi gjithashtu duke thënë se për herë të parë MBPZHR-ja brenda vitit fiskal i ka ekzekutuar të gjitha pagesat e subvencioneve.

Gjithashtu, janë ndarë mbi 2.8 mil Euro për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi për 1017 fermerë nga 22 komuna, konform me vlerësimet e bëra nga komisionet komunale. Përderisa në vitin 2020 vlera e kompensimeve ka qenë 30%, sivjet kjo përkrahje ka arrit rekordin e saj në mbulueshmëri prej 82%.

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci theksoi gjithashtu edhe angazhimin e tij institucional në raport me rritjen e mbështetjes për fermerë në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022, ku tek disa kultura bujqësore rritja ka shkuar përtej 200% në raport me vitet paraprake.

Sa i përket pyllëzimeve, Ministri Peci tha se vetëm gjatë vitin 2022 janë pyllëzuar 111 hektarë sipërfaqe të tokave pyjore, ndërsa janë mbjellë mbi 1 Milion fidane.


Në rrafshin e sigurisë ushqimore, Ministri Peci tha se pas një përpjekje disa vjeçare, është viti i parë që Republika e Kosovës ka arritur të ketë vetëm një mekanizëm përgjegjës për kontrollin ushqimore.

“Kjo për faktin se inspektorët komunalë këtë vit janë transferuar dhe kanë nisur punën me logon e AUV-së.  AUV gjatë periudhës 2022 ka shtuar frekuencën e kontrolleve zyrtare si në numër, po ashtu edhe në cilësi. Ky është rezultat direkt i kalimit të AUV në kuadër të MBPZHR”, shtoi Ministri Peci.

Në kuadër të sfidave me të cilat është përballë MBPZhR-ja gjatë vitit 2022 Ministri Peci gjatë fjalimit të tij e theksoi mungesën e stafit në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, mungesën e sistemit të avancuar elektronik për trajtimin dhe menaxhimin e granteve dhe subvencioneve, mungesën e dixhitalizimit të sektorit të pylltarisë dhe pemishteve, respektivisht mungesa e një kadastri pyjor dhe pemishteve, etj.,

Ndërsa, sa i përket objektivave dhe planeve për vitin 2023, Ministri Peci ndër prioritete e theksoi rritjen e buxhetit për sektorin e bujqësisë, si nevojë e domosdoshme karshi sfidave me të cilat përballen fermerët duke marrë parasysh sigurinë ushqimore, rritjen e kostos së prodhimit e të ngjashme.

Ministri Peci e vlerësoi lartë mbështetjen nga organizatat ndërkombëtare, të cilët me këtë rast i falënderoi për kontributin e tyre të vazhdueshëm në avancimin e sektorit të bujqësisë në vendin tonë, ndërsa theksoi se gjatë vitit që po e lëmë pas janë zhvilluar në përgjithësi mbi 40 takime bilaterale me homologë dhe ekspertë rajonal e ndërkombëtar.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)