29 Shkurt 2020

Ministri Mustafa fton bizneset zvicerane të investojnë në Kosovë

Prishtinë, 6 shkurt - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian  Mustafa, ka pritur në takim Daniel Waffler, deputet në Kantonin e Cyrihut të Zvicrës, i shoqëruar nga Karl Kupper, përfaqësues i Qendrës së Kompetencave për Arsim dhe Shërbime në Bujqësi e Industri në Zvicër.

Gjatë këtij takimi, ministri Mustafa, ka prezantuar para tyre mundësitë për investime në sektorin e bujqësisë, i cili njëkohësisht i ftoi investitorët zviceranë të investojnë në Kosovë, pasi sipas tij, ky sektor vlerësohet të jetë ndër sektorët më me potencialë në vend.

“Me politikat tona qeveritare do të orientohemi në mbështetjen e faktorëve të prodhimit, në stimulimin e fermerëve dhe në krijimin e kushteve sa më të favorshme për investitorët e huaj, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe krijimin e lidhjeve të reja, duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në rritjen e shkëmbimit tregtar të produkteve bujqësore”, tha ministri Mustafa.

Nga ana tjetër,  deputeti në Kantonin e Cyrihut të Zvicrës, Daniel Waffler dhe përfaqësuesi i Qendrës së Kompetencave për Arsim dhe Shërbime në Bujqësi dhe Industri, Karl Kupper, duke e uruar ministrin për detyrën e re, e njoftuan atë me format e bashkëpunimit, të cilat ata janë të gatshëm t’i fillojnë në sektorin e bujqësisë, si dhe në rritjen e bashkëpunimit mes të dyja shteteve në aftësimin profesionalë të kuadrove në këtë sektor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)