08 Mars 2021

MBPZhR zotohet t’i zgjidhë të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohen shoqatat bujqësore

Prishtinë, 30 shtator - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi takimin e rregullt njoftues dhe koordinues me përfaqësuesit e shoqatave bujqësore të Republikës së Kosovës.

Në takim morën pjesë disa dhjetëra përfaqësues të shoqatave bujqësore, të cilët diskutuan tema nga më të ndryshmet me ministrin Mustafa.

Me këtë rast, ministri Mustafa dëgjoi me vëmendje temat e shtruara nga shoqatat bujqësore, duke u zotuar se ministria do ta mbajë derën hapur për secilën kërkesë që adresohet nga sektori bujqësor.

Ministri Mustafa u shpreh se MBPZhR-ja është zotuar t’i zgjidhë të gjitha sfidat me të cilat bashkërisht po ballafaqohen, si ministria ashtu edhe shoqatat bujqësore të Kosovës.

Më tej, ministri Mustafa shprehu përkushtimin e MBPZhR-së, por dhe të qeverisë për të qëndruar afër shoqatave, për të përmirësuar situatat me të cilat po përballet sektori i bujqësisë.

Shoqatat bujqësore nga ana tjetër, kërkuan të dinë se kur do të fillojë pagesa e subvencioneve, dyfishimin e të cilëve e kumtoi ditë më parë ministri Mustafa, i cili në këtë temë tha se, filluar nga zbatimi i Pakos për rimëkëmbje ekonomike së shpejti do të ndjehet impakti pozitiv në bujqësi, i kësaj pakoje të qeverisë Hoti.

Nga shoqatat e bujqve po ashtu kërkuan nga ministri Mustafa që vazhdimisht t'i vizitojë në terren që së afërmi të njihet me sfidat, kërkesë të cilës ministri Mustafa i'u përgjigj duke thënë se, terreni është ai përmes të cilit MBPZHR ka identifikuar sfidat e bujqve, të cilat vazhdimisht po i zgjidh.

Takimi me shoqatat e bujqve është takim i rregullt koordinues dhe informues të cilin e organizon MBPZHR dhe ministri Mustafa me qëllim të identifikimit të sfidave të bujkut kosovar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Mars 2021

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit I.L. për vepren penale 'Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike  2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë - Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:30)

- Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)  

- Universiteti ''Kadri Zeka'' do të shënojë 8 vjetorin e themelimit! (Ambientet e Universitetit në Gjilan, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret”,  (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)  

- Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues në të cilin do të kërkojnë hapje totale për bizneset. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

 

- Grupi I çiklizmit “Marakli t’Biciklave” për nder të ditës së gruas - 8 MARSI organizon eventin e radhës Marsho dhe çiklo që do të mbahet nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit të Kosovës - Prishtinë. (Sheshi ''Zahir Pajaziti'' në Prishtinë, ora 14:00)

- OJQ “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 16:00)

- Qendra e Artit dhe Komunitetit organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi - çdo ditë është 8 mars”. (Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ora 19:00)