19 Mars 2024

MBPZHR përkrah kompanit e produkteve pyjore jodrusore

Prishtinë, 15 shkurt - Panairi Ndërkombëtar i Ushqimit Organik “Biofach”, i cili po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë është një mundësi ideale që agrobizneset kosovare të promovojnë produktet e tyre pyjore jodrusore dhe bimët mjekësore aromatike.

Krahas kësaj, ky panair është një mundësi e mirë që ato të krijojnë lidhje me agrobiznese nga  mbarë bota, që në të ardhmen t'i rrisin eksportet.

Në këtë panair, për t'i përkrahur agrobizneset nga Kosova është duke qëndruar edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo dhe Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi.

Me këtë rast, ministri Rikalo, tha se kompanitë kosovare po bëjnë prezantim dinjitoz të produkteve të veta. Sipas tij, ato para konsumatorëve evropian janë duke promovuar prodhime cilësore, të cilat mund të jenë konkurrente në treg.

Rikalo ka theksuar se krahas shumë sektorëve tjerë, Ministria e Bujqësisë do të ofrojë mbështetje edhe për kultivimin dhe përpunimin e produkteve pyjore jodrusore dhe bimëve mjekësore aromatike.

“Mbështetja e ministrisë do të fokusohet në rritjen e kapaciteteve të kompanive që merren me kultivimin e produkteve pyjore jodrusore dhe bimëve aromatike mjekësore, madje zhvillimi i këtij sektori do të jetë prioritet në katër vitet e ardhshme”, tha ministri Rikalo.

Ai ka theksuar se MBPZHR-ja do ta mbështesë organizatën “Organika” në organizimin e panaireve të tilla, në të cilat agrobizneset vendore do të mund të bëjnë promovimin e kulturave bujqësore.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Shoqatës “Organika“, Faton Nagavci, tha se Kosova edhe pse mund të jetë prodhues më i vogël se shumë shtete të tjera në sektorin e ushqimit organik, cilësia e lartë e produkteve të certifikuara që dorëzohen me kohë mundëson kërkesë më të madhe për këto produkte në tregun vendor e të huaj.

Në panairin “Biofach”, i cili do të jetë i hapur deri më 17 shkurt 2018, po marrin pjesë shumë shtete nga e mbarë e bota, ndërkaq nga Kosova po prezantohen katër kompani prodhuese dhe përpunuese të produkteve pyjore jodrusore dhe bimëve mjekësore aromatike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)