19 Mars 2024

MBPZHR dhe GIZ do të vazhdojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë

Prishtinë, 15 nëntor - Prishtinë, 14 nëntor 2017 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur në një takim drejtorin e programit të GIZ-it për Kosovën, James Macbeth, si dhe zëvëndësambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jan Axel Voss, me të cilët ka diskutuar rreth zhvillimit të bujqësisë dhe objektivave të punës së kësaj ministrie.

Gjatë këtij takimi, Ministri Rikalo, tregoi për të arriturat e deritanishme në bujqësi, investimet që do të bëhen nga MBPZHR-ja në shumë sektor të bujqësisë. Gjithashtu ai foli edhe për disa nga sfidat që ka sektori, e për të cilat po punohet që të tejkalohen.

Ministri vlerësoi se projektet e përbashkëta të GIZ-it dhe MBPZHR-së kanë dhënë rezultate të mira dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në veçanti në realizimin e projekteve të reja për zhvillimin e bujqësisë dhe avancimin e prodhimtarisë bujqësore.

Nga ana e tij,  drejtori i programit të GIZ-it për Kosovën, James Macbeth falënderoi ministrin Rikalo për gatishmërinë e tij për bashkëpunim, gjë që sipas tij do të ndikojë në implementimin e shumë projekteve të përbashkëta dhe theksoi përkushtimin e tij që bashkëpunimi mes GIZ dhe MBPZHR të rritet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)