13 Gusht 2020

Mbjellen fidane në Ditën Ndërkombëtare të Biodiverzitetit

Obliliq, 22 maj - Me qëllim të promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mjedisit të pastër, Zyra e Koordinatores Zhvillimore të OKB-së, së bashku me Komunën e Obliliqit dhe Let’s do it Kosova organizojnë aktivitet të mbjelljes së fidanëve në Ditën Ndërkombëtare të Biodiverzitetit.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë Kryetari i Komunës, Koordinatorja Zhvillimore e OKB-së,  Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë, ambasadorë, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, udhëheqësi i Let’s do it Kosova,  përfaqësues të agjencive të OKB-së, përfaqësues të komunitetit lokal, shoqërisë civile, etj.

Ngjarja shënon fillimin e punëve në parkun e planifikuar dhe financuar kryesisht nga Komuna e Obiliqit.

Paralelisht në punëtorinë e Balkan Sunflowers në komunitet, fëmijët dhe të rinjtë  do të zhvillojnë emërtimin dhe logon e parkut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)