18 Tetor 2019

Let’s Do It Kosova fillon kampanjën edukative mjedisore

Prishtinë, 28 shkurt - Let’s Do It Kosova ka bërë të ditur se sot në Komunën e Vitisë do të fillojë kampanja edukative mjedisore “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor".

Hapja e kësaj Kampanje do të bëhet në shkollen “Dëshmorët e Vitisë”, ku do të jetë prezent edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Përveç hapjes së Kampanjës, në hapësirët e oborrit të shkollës "Dëshmorët e Vitisë", vullnetarët e Let's Do It së bashku me nxënës të shkollës do të realizojnë edhe aksion pastrimi.

Let’s Do It ju njofton se përmes kësaj kampanje synohet që të krijohet një kulturë e re mjedisore për gjenerata e reja

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)