20 Tetor 2019

Lansohet sistemi i sigurimeve bujqësore në Kosovë

Prishtinë, 11 prill - Zyra e IFC - Grupi i Bankës Botërore në Kosovë organizon sot ceremoninë e lansimit te sistemit te sigurimeve bujqësore në Kosovë - Projekti ECA Agri-Financa.

Ceremonia e lansimit fillimisht do të hapet nga Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Kosovë zj. Diana Zivic, dhe më pas nga donatoret e projektit per Financimin e Bujqesise, Ambasadori Gernot Pfandler, Ambasada e Austrisë në Kosovë, si dhe do vazhdoje me folesit e panelit Lulzim Ismajli, Zëvendës-Guvernator Banka Qendrore e Kosovës dhe Leah Soroka, Menaxhere e Programit IFC Projekti për Financimin e Bujqësisë në Evropë dhe Azi Qendrore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)