05 Dhjetor 2019

Kredia e IFC shton qasjen në fonde për Agrobiznese të vogla e fermerë në Kosovë

Prishtinë, 20 nëntor - IFC, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, dhe Programi Global i Bujqësisë dhe Sigurisë së Ushqimit (GAFSP), janë duke ofruar 9 milion euro kredi për tri institucione mikrofinanciare (IMF) për të shtuar mundësinë e qasjes në financa për agrobizneset e vogla dhe fermerët në Kosovë.

Kreditë për Agjencinë për financa në Kosovës (AFK), Trustin KEP (KEP), Kreditimin Rural të Kosovës (KRK) përbëjnë pjesë të strategjisë së gjerë të IFC-së dhe GAFSP për mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat në fushën e agribiznesit në Kosovë nëpërmjet rritjes së financimit për ndërmarrjet mikro dhe të vogla.

Sektori i bujqësisë aktualisht nuk shërbehet mjaftueshëm nga bankat, duke iu limituar zhvillimin bizneseve të vogla dhe fermerëve.

“Angazhimi i tre IMF-ve lidere për të arritur një ndikim sistemik është qenësore për përfshirjen financiare të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në Kosovë”, tha Thomas Lubeck, Menaxher rajonal i IFC-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

“Ndihma e ofruar me financim këtyre bizneseve të vogla nëpërmjet mikrofinancimit paraqet një prej mënyrave më direkte të IFC-së për të luftuar varfërinë dhe për të zhvilluar ndërmarrjet private, sidomos ato në sektorin e bujqësisë.”

Financimi i IMF-ve përbëhet prej tri pakove të pasiguruara të shkrira të financimit nga Dritarja e Sektorit Privat e IFC-së dhe GAFSP:  2 milion euro për AFK, 4 milion euro për KEP, dhe 3 milion euro për KRK.

Secila prej kredive është e ndarë barabarësisht në mes IFC-së dhe GAFSP. Gjithashtu, GAFSP është duke e mbështetur një projekt për Shërbimet e këshillimit për të ngritur kredidhënien për bujqësi në Kosovë.

“Në një segment të shërbyer jo mjaftueshëm nga bankat, mbështetja e IFC-së dhe GAFSP është çelësi i qëndrueshmërisë së bizneseve të klientëve tanë në Kosovë,” tha Vahdet Anadolli, ShE i AFK-së.

“Kjo kredi do ta ngrit ndjeshëm kapacitetin tonë kredituese për t’i dhënë kredi bujqve në Kosovë,” tha Shpend Nura ShE, KEP. “Një pjesë e konsiderueshme e portofolit tonë kreditor i është caktuar ndërmarrjeve të vogla dhe mikro në agrobiznes dhe bujqësi.”

“Segmenti i klientëve të financuar nga KRK, kryesisht fermerë me hyrje të ulëta e të parregullta të parave , janë të kategorizuar si klientë me rrezik të lartë dhe nuk janë nën synimin e bankave," tha Lulzim Sadrija, ShE i KRK. “Ne luajmë një rol kritik për t’u siguruar që ata të kenë qasje në fonde për të gjeneruar të hyra dhe për të krijuar vende punë të reja."

Të tri IMF-të janë klientë ekzistues të IFC-së, ku AFK dhe KEP janë pranues të kredive nga Dritarja e Sektorit Privat për vitin 2018 e IFC dhe GAFSP për mbështetjen e veprimtarisë së kreditimit të sektorit bujqësor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2019 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Misionin në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon konferencën për gazetarët e zhdukur dhe të vrarë në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Shoqata nacionale e mjedrës “Mjedra e Kosoves” se bashku me donatorët e saj GIZ,  USAID, SWISS Caritas, organizojnë konferencën e nivelit kombëtar të mjedrës “Konferenca e 4-të e Mjedrës në Kosovë”. (Emerald Hotel, ora 9:30)

- Zyra e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara dhe UNICEF do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve 2019 me moton 'Të Bëjmë Punë Vullnetare për një Ardhmëri Gjithëpërfshirëse'. (Qendra për Komunitete Termokiss në Prishtinë, ora 10:00)

- Me rastin e 5 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Kolegji Heimerer organizon konferencën “Thuaj Po vullnetarizmit". (Kolegji Heimerer, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Fuqizimi i të drejtave të barabarta pronësore të grave në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe rrjeti i marketeve Viva Fresh Store organizojnë hapjen e Ekspozimit dhe Promovimit të Prodhimeve Vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Objekti i Viva Fresh Store në Veternik, ora 13:00)

- Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, OSBE-në, Zyrën e UNICEF-it, UN Volunteers dhe OJQ-në Lens, do të jenë nikoqirë të njërës nga ngjarjet më të mëdha të të rinjve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, me moton ndërkombëtare “Volunteer for an inclusive future”. (Hotel Emerald, ora 15:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozitës së titulluar "Albanian Village Life - Isniq, Kosovo 1976", të fotografes dhe shkrimtares suedeze, Ann Christine Eek e cila përbëhet nga fotografi bardh e zi të realizuar në vitet e 1970-ta gjatë qëndrimit të saj në rajonin e Dukagjinit në Kosovë. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq premierën e katërt për vitin 2019, shfaqjen “Exil”. (Teatri Kombëtar, ora 19:00)