29 Maj 2020

KPEP prezanton draftin për procesin e çërtifikimit të pyjeve

Prishtinë, 30 korrik - Dje me 29 korrik, ministri Stavileci morri pjesë në takimin e parë të organizuar nga KPEP-ja për procesin e çertifikimit të pyjeve, i cili u mbajt në objektin e Kuvendit Komunal të Dragashit. 


Në fjalën hyrëse, Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi tha se pyjet e komunës së Dragashit janë ndër pyjet më të ruajtura në vend dhe kjo më së shumti është meritë e qytetarëve të komunës sonë, duke shtuar se këtu edhe tradicionalisht janë ruajtur pyjet por me shtimin e numrit të kafshëve paksa edhe ka filluar të shfaqet dukuria e dëmtimit.

Sipërfaqet pyjore në komunën e Dragashit, shtoi Jenuzi, janë gjithmonë në rritje dhe tanimë ekziston edhe plani për pyllëzimin natyrorë dhe artificial.

"Ne e kemi hartuar planin zhvillimor për rritje ekonomike dhe ngritje të standardit", vazhdoi më tej Jenuzi, dhe si fusha kryesore për të cilat jemi përcaktuar më shumë janë bujqësia, turizmi dhe energjitika.

Ndërsa, ministri Stavileci tha se aktualisht sektori pyjor ndeshet me sfida të llojeve të ndryshme por prerja ilegale është dukuri shumë e theksuar dhe objektiv i përgjithshëm i qeverisë qendrore është që të ngritet vetëdijesimi, duke i inkurajuar qytetarët për mbrojtje dhe shtim të sipërfaqeve pyjore me qëllim që edhe ata të ndjejnë përmirësime në mënyrën e jetesës së tyre.
Më tej, ministri Stavileci pasi paraqiti një përmbledhje dhe një zbërthim analitik për sektorin e pylltarisë, potencoi edhe tri momente të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë këtij viti dhe që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve.

Si moment të parë ceku 11 shkurtin, datën kur është bërë miratimi i strategjisë për zhvillimin e sektorit të pylltarisë së bashku me tri shtyllat e saj (menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve, planifikimin dhe shfrytëzimin, si dhe në aspektin institucional krijimin e bordit për zbatimin e politikave zhvillimore të sektorit pyjor.

Momenti i dytë, vazhdoi ministri Stavileci, është 14 prilli, datë kur ka hyrë në fuqi amendamenti i ligjit për pyje, ku si rrjedhojë parashikohet dhe realizohet edhe bartja e kompetencave në nivel lokal për mbrojtjen e pyjeve dhe liçensimin e tyre.

Ndërkaq, si moment të tretë të rëndësishëm, ministri Stavileci përmendi nënshkrimin e 37 marrëveshjeve së bashku me listat e zyrtarëve dhe aseteve, si dhe nxjerrjen e tre udhëzuesve administrativ për rregullimin e bartjes së kompetencave.

Për më shumë, shtoi ministri Stavileci, MBPZhR-ja ka formuar edhe grupin i cili do të hartojë ligjin e ri në bazë të agjendës së legjislativit të këtij viti dhe me këtë ligj, shtoi se do të definohen edhe më mirë përgjegjësitë e secilit prej institucioneve dhe njëherazi, secila prej tyre do të mund të praktikojë atë që është më e rëndësishme për ta realizuar objektivin tonë kryesor, pra ruajtjen e pyjeve dhe luftimin e krimit ambiental.

Në të ardhmen do të kemi një bashkëpunim edhe më të mirë në dobi të interesave të përgjithshme, përfundoi ministri Stavileci.

Ndërkaq, drejtori i KPEP-së David Cowles, pasi përfundoi diskutimin rreth planeve afatshkurta dhe afatgjata me të pranishmit tha se, më vjen mirë që Dragashi nuk karakterizohet me dëmtimin e pyjeve në të njejtën masë siç dëmtohet nëpër zona rurale të tjera dhe meqë pyjet janë një aset i mirë i resurseve të kësaj komune, ju inkurajoi që të fokusoheni edhe në zhvillimin e turizmit sepse vërtetë keni terrene të bukura dhe të përshtatshme.

Më tej, këshilltari për agrokulturë në kuadër të KPEP-së, John Mackillop, tha se projekti ka si qëllim rritjen e konkurrencës në vendet e rajonit dhe ne jemi duke shikuar sesi kosovarët do të mund të konkurronin sa më mirë përmes drurit të çërtifikuar, përfundoi ai.

Njësia menaxhuese Koretniku II (komuna e Dragashit), nga dhjetë njësi në kuadër të njësive për menaxhimin e pyjeve, në bazë të kriteriumeve të ndryshme është vlerësuar si më e mira dhe me standard draftin e prezantuar nga KPEP-ja ka filluar edhe diskutimin publik për harmonizimin me kërkesa të reja, për arritjen e standardeve të akreditimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)