26 Prill 2024

Kosova dhe Sllovenia thellojnë bashkëpunimin në bujqësi

Prishtinë, 9 maj - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit e Republikës së Sllovenisë, nesër në objektin e MBPZHR-së, do të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në lëmin e bujqësisë, pylltarisë dhe industrisë për përpunimin e ushqimit.

Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, së bashku me homologun e tij slloven z.Dejan Židan, sot, do të vizitojnë kompaninë “Buçaj”, në Zonën Industriale në Prishtinë.

Ndërsa, nesër në mëngjes, do të vizitojnë edhe kompaninë “AgroVizioni” në fshatin Llugagji të komunës së Lipjanit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)