20 Shkurt 2019

Kërkesa globale bujqësore do të jetë e dobët në 10 vitet e ardhshme

Romë, 4 korrik - Organizata për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik (OECD) dhe Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë e OKB-së (FAO) publikuan dje në Paris raportin vjetor. Në këtë raport u parashikua zhvillimi bujqësor botëror në 10 vitet e ardhshme.

Raporti me titullin "Perspektiva e Zhvillimit Bujqësor 2018-2027" u hartua së bashku nga OECD-ja dhe FAO.

Sipas këtij raporti, shumica e produkteve bujqësore botërore do të rriten në mënyrë të qëndrueshme.

Në vitin 2017, vëllimi i shumicës së drithërave, të mishit, të produkteve të qumështit dhe të detit arriti në nivel rekord, nëdrsa rezervat e drithërave shënuan nivelin më të lartë historik.

Sa i përket çmimeve botërore të bujqësisë për dekadën e ardhshme, raporti thekson se çmimi i produkteve kryesore bujqësore do të mbetet i ulët, pasi rritja e kërkesës globale bujqësore dhe ushqimore do të jetë e dobët dhe produktiviteti i sektorit bujqësor do të vazhdojë të rritet.

Ekzistojnë tri arsye për ngadalësimin e kërkesës bujqësore dhe ushqimore: rritja e ngadaltë e kërkesës në ekonomitë në zhvillim, arritja e cakut e konsumit të ushqimit për person dhe rënia e metejshme e rritjes së popullsisë globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)