21 Gusht 2018

Kënetat dhe lumenjtë janë me rëndësi për të ardhmen e qëndrueshme të qyteteve

Prishtinë, 2 shkurt - Megjithë përfitimet e mëdha që kemi nga lumenjtë dhe kënetat tona natyrore, gjatë 100 viteve të fundit ne kemi arritur të shkatërrojmë rreth dy të tretat e ligatinave të botës, kryesisht për shkak të urbanizimit të pakontrolluar, kanalizimit të lumenjve dhe kullimit të ligatinave.

Çdo vit, më 2 shkurt, ne shënojmë Ditën Botërore të Ligatinave, të cilat mbrohen ndërkombëtarisht nga Konventa Ramsarit, për të rritur ndërgjegjësimin për rolin e tyre të rëndësishëm për njerëzit dhe gjithë botën. Këtë vit, nën moton "Ligatinat për një të ardhme të qëndrueshme urbane", do të theksohet roli i tyre i rëndësishëm për një jetë më të mirë në qytete.

"Kënetat dhe lumenjtë janë shumë të rëndësishme për njerëzit, natyrën dhe speciet që varen nga to. Ato janë pasuri e jetës dhe na ofrojnë shumë më tepër përfitime sesa mendojmë."

"Ato furnizojnë qytete me ujë, na mbrojnë nga përmbytjet, zvogëlojnë ndotjen e ajrit dhe përdoren edhe për rekreacion, gjë që sigurisht kontribuon në shëndetin dhe cilësinë më të mirë të jetës në qytete."

"Ligatinat gjatë reshjeve të mëdha mbajnë ujin e tepërt, duke parandaluar fatkeqësitë natyrore dhe kostot e shkaktuara prej tyre. Bimësia në ligatinat urbane gjithashtu vepron si një filter për lloje të ndryshme të ndotjes, që kontribuon në cilësinë më të mirë të ujit ", tha Marta Rohas Urego, Sekretare e Përgjithshme e Konventës të Ramsarit.

WWF ka punuar për shumë vite në ruajtjen e ligatinave më të rëndësishme botërore dhe këtë vit është partneri zyrtar i Konventës se Ramsarit.

Dhe WWF mendon se zhvillimi i  sotëm urban i paqëndrueshëm është një problem i madh sepse, për shkak të zgjërimit të qyteteve ligatinat janë duke u shkatërruar dhe tharë.

Megjithatë, kur ligatinat dhe lumenjtë mbrohen dhe përdoren në mënyrë të qëndrueshme, ato mund t'u ofrojnë qyteteve përfitime të shumta ekonomike, sociale dhe kulturore.

Në Kosovë ligatina më e rëndësishme është ajo e Hencit, e cila gjendet në afërsi të Aeroportit të Prishtinës, me sipërfaqe prej 70 ha.

Dhe sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës është formuar në mënyrë artificiale në vitet e 60-ta me bashkim e rrjedhave të Magures dhe Vrelles.

Ku përveç llojeve tjera të florës dhe faunës së egër aty jetojnë më shumë se 50 lloje të shpendëve. Dhe është e shpallur zone e mbrojtur. Mirëpo Kosova ende nuk është pjesë e Konventë së Ramsarit, për shkak se nuk është anëtare e OKB-së.

Në Kroaci, shembull i mirë është lumi Drava dhe kënetat e tij, rrafshinat dhe rrëket për përmbytje, të cilat ofrojnë përfitime të mëdha për banorët e qyteteve ku kalon, duke përfshirë qytete më të mëdha si Cakoveci, Varazhdini, Virovitica dhe Osijeku.

Drava ka furnizuar që nga e klauara këto qytete me ushqim dhe ujë të pijshëm dhe ju ka ofruar banorëve të tyre një natyrë të mrekullueshme për të shijuar.

Për shumë vite, WWF Adria ka mbështetur institucionet kompetente në menaxhimin qëndrueshëm të Rezervatit Ndërkufitarë të biosferës të UNESCO-s Mura-Drava-Danub, për të zvogëluar kërcënimet sic janë menaxhimi i paqëndrueshëm i ujit dhe hidrocentralet e planifikuara.

Për këtë qëllim, ata kanë pranuar fonde të konsiderueshme nga BE-ja për projekte të menaxhimit të qëndrueshëm DRAVA LIFE dhe coop MDD.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2018  - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon manifestimin qendror, kushtuar festës së Kurban - Bajramit Xhamine e Madhe në Prishtinë. (Xhamia e Madhe në Prishtinë, ora 5:10)

- Me rastin e festës së Kurban - Bajramit, Ditën e parë, kryesia e e Bashkësisë Islame të Kosovës, si tradicionalisht organizon pritje përurimi. (Selia e Kryesisë, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 9:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Selia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ora 10:30)

- Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të bëjë dorëzimin e dhuratave si donacionit në vlerë prej 7.500 euro për 250 fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. (Klinika e Pediatrisë, ora 12:30)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të shpërndajë dhurata për 70 fëmijë te SOS Fshatit në vlerë prej 2.450 euro. (SOS Fshati, ora 13:30)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë në Graqanicë. (Lagja rome në Graqanicë, ora 18:00)