03 Dhjetor 2020

Kaçaniku pranoi kompetencat për mbrojtjen e pyjeve

Prishtinë, 12 korrik - Në objektin e Kuvendit Komunal të Kaçanikut sot (më 12 korrik) ështëbërë pranim-dorëzimi i kompetencave për mbrojtjen e pyjeve konform Memorandumt të Mirëkuptimit, i nënshkruar me 24 qershor nga ministri i MBPZhR-s Blerand Stavileci, ministri i MPL-së Sadri Ferati dhe Bajrush Xhemaili nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, sot kaloi edhe fazën e dytë përfundimtare.

Akti i pranim-dorëzimit të kompetencave u nënshkrua nga ministri i MBPZhR-së, Blerand Stavileci dhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Në fjalën e tij, ministri Stavileci tha se kjo nismë i kontribuon zhvillimit të këtij sektori dhe me hyrjen në fuqi të amandamentit të Ligjit për Pyje, kemi pasur si përgjegjësi delegimin e kompetencave në nivelin komunal.

 Për më shumë, MBPZhR-ja ka formuar edhe grupin i cili do të hartojë ligjin e ri në bazë të agjendës së legjislativit të këtij viti, e që është edhe kërkesë e Komisionit Evropian.

Me këtë ligj, shtoi ministri Stavileci, do të definohen  më mirë përgjegjësitë e secilit prej institucioneve dhe në të njejtën kohë, secila prej tyre do të mund të praktikojë atë që është më e rëndësishme për ta realizuar objektivin tonë kryesor, pra  mbrojtjen dhe mosdegradimin e pyjeve.

Me delegimin e kompetencave te organet e pushtetit lokal, vazhdoi më tej ministri Stavileci, me ndihmën e institucioneve përkatëse dhe të gjithë aktorëve të tjerë, MBPZhR-ja do të mund më lehtë ta ketë situatën nën kontrollë, në mënyrë që t’i ruaj sa më mirë pyjet.

Ndërsa, kryetari Zharku tha se çdo ditë e më shumë po marrim kompetenca nga Qeveria e Kosovës dhe po ashtu, edhe kjo marrëveshje me MBPZhR-në ishte e pritur, kurse delegimin e kompetencave e quajti si mjaft të rëndësishme për zhvillimin e pushtetit lokal, duke shtuar se me marrjen e kompetencave për mbrojtjen e pyjeve, edhe përgjegjësitë tona do të jenë më të mëdha.

Sipas kësaj marrëveshje, përveç konfiskimit të masës drusore nga organet kompetente komunale është paraparë edhe inkasimi i të hyrave nga dhënia e lejeve, në pajtim me paragrafin e theksuar në memorandum. Ndërsa, shërbimi komunal i mbrojtjes së pyjeve është i obliguar që autoritetit kompetent (AKP-së), t’i dërgojë raporte mujore për fushëveprimtarinë e këtij shërbimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen ku shpall rezultatet përfundimtare të jashtëzakoshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 10:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)