30 Shtator 2022

Institucionet unifikohen për mbrojtjen e pyjeve

Prishtinë, 1 nëntor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka mbajtur sot takimin e parë të Task Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve në Kosovë.

Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të pyjeve në Kosovë, Ministri Faton Peci theksoi rëndësinë e adresimit të problematikave me të cilat përballet ky sektor, pasur parasysh së pyjet përbëjnë rreth 44% të territorit të Republikës së Kosovës.

Pyjet e Republikës së Kosovës përveç se duhen mbrojtur nga prerjet ilegale, duhet edhe që të shfrytëzohen në mënyrë të qëndrueshme, për ta rritur potencialin e tyre për zhvillim ekonomik të vendit, vazhdoi tutje Ministri Faton Peci.

“Me mbështetjen e FAO-s është drejtë finalizimit Strategjia për Pyje 2021 - 2030 ndërsa plotësim-ndryshimi i Ligjit për Pyje është në proces. Qëllimi kryesor i kësaj Task Force është unifikimi dhe koordinimi ndër-institucional i veprimeve për eliminimin e aktiviteteve të paligjshme në sektorin pyjor si dhe të arrihet një konsensus mes palëve të përfshira në këtë Task Forcë, që përmes bashkë-veprimit  t’i kthehet vëmendja e merituar këtij sektori e njëherit të mbrohen këto resurse kombëtare”, theksoi Ministri Peci.

Nga ana tjetër Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, tha se dikasteri që ai udhëheq është i gatshëm që të kontribuojë në krijimin e mundësive për menaxhimin më të mirë të pyjeve në Kosovë.

Tutje ai theksoi mungesën e profesionistëve të fushës si dhe me shpalljen e parqeve nacionale, këto profesionistë edhe pse të paktë në numër mbesin nën udhëheqjen e Agjencisë Pyjore të Kosovës, ku kjo e fundit nuk ka qasje në parqe nacionale.

Ai bëri thirrje tek Institucionet e rendit dhe drejtësisë për një koordinim më të mirë drejt gjetjes së mekanizmave të duhura për mbrojtjen e pyjeve nga shkaktuesit e dëmeve e që këto të fundit nuk janë të pakta, sidomos në zonën e maleve të Sharrit.

Përfaqësuesi i FAO-së Ekrem Yazici  vlerësoi lartë vlerën dhe rëndësinë e biodiversitetit të pyjeve të Kosovës mirëpo theksoi edhe se ka akoma çështje, të cilat duhen adresuar e të cilat janë të rëndësishme për sektorin siç është është industria e përpunimit të drurit, mbrojtja e mjedisit, turizmi e të tjera.

Ai tutje theksoi edhe rëndësinë e teknologjisë dhe pajisjes së pyjeve me kamera, për ta penguar prerjen ilegale mirëpo edhe këtu duhet një dakordancë ndër-institucionale, nëse përdorimi i materialeve të tilla shkakton implikime ligjore.

Në përbërjen e Task – Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve të Kosovës përveç Ministrive përkatëse, bëjnë pjesë edhe organet e rendit dhe ligjit, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Shoqata të Pronarëve të Pyjeve Private si dhe Shoqatat relevante të përpunuesve të drurit.

Ndryshe, Task-Forca për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve në Kosovë, u formua me vendim qeveritar në korrik të këtij viti me iniciativë të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci.

-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30