23 Gusht 2019

Haziri: Secila familje bujqësore ka nevojë për prodhimet e Nutrivida

Gjilan, 29 maj - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri dhe ai i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, kanë vizituar fabrikën kanadeze Nutrivida, duke parë nga afër punën që po bëhet aty.

Haziri e ka përgëzuar për punën pronarin, Alban Murati, ndërsa theksoi se produktet e kësaj fabrike janë të nevojshme për çdo familje bujqësore në Gjilan.

“Produktet e Nutrivida janë të nevojshme për çdo familje bujqësore në Gjilan dhe qytetet tjera të Kosovës, sepse është një ushqim në bazë organike dhe eliminon plehrat artificiale që kanë qenë me kimikate të rrezikshme dhe do të ushqej bimën dhe tokën për një produktivitet cilësor”, ka deklaruar Haziri.

Ndërsa, pronari i fabrikës  Nutrivida, Alban Murati, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e ofruar të Komunës në vazhdimësi.

Përndryshe, fabrika “Nutrivida Nutrients”, e cila është fabrikë kanadeze e plehrave artificial, e licencuar në Kosovë, është hapur në Gjilan javë më parë dhe është e para dhe e vetmja e këtij lloji në Ballkan.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 gusht 2019

- Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e trete e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, mbanë konferencë për media. (Salla e mediave në Ndërtesën e Qeverisë, ora 11:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjës Demokratike të Kosovës në bashkëpunim me KAS organizojnë konferencën “Barazia Gjinore - Beteja e pambaruar!”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjës Demokratike të Kosovës ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 17:30)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Era dhe Lisi. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)