22 Janar 2021

Hardh Fest vjen me një maratone festive gjatë tërë vitit

Rahovec, 14 dhjetor - Festivali “Hardh Fest”, edicionin e kaluar është shënuar simbolikisht me shumë aktivitete online për shkak të vitit pandemik, duke e pasur prioritet shëndetin e visitorëve të festivalit tonë dhe vazhdon me sloganin “Shnosh si kokrra”.

Festivali më i madh në Kosovë, Hardh Fest, sivjet po vjen me një maratone festive gjatë tërë vitit si dhe me përditesim të aktiviteteve atraktive dhe unike, duke festuar vitin jubilar të 20-të, këtu nis historia e re e Hardh Fest.

Festivali mbahet me 3, 4 dhe 5 shtator 2021, n’Konak të Rahovecit, bindshëm lokacioni më i madh dhe më modern i festivaleve në Kosovë.
 
Hardh Fest tashmë tradicional në 20 vjetorin, vjen me një festë të madhe duke miksuar  eksperiencat  turistike me pamje nga vreshta, verë të kuqe, rreth kazanit dhe raki rrushi deri te Hardh Campi, një festival origjinal që tashmë është i njohur ne gjithë botën.

“Shnosh si kokrra” për Hardh Fest njëzet!

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)