26 Prill 2024

Gjilani nis fushatën e korrje - shirjeve

Gjilan, 9 korrik - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka hapur sot zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve në fshatin Nasalë.

Kryetari Haziri ka apeluar me këtë rast që të shfrytëzohet çdo minutë në këtë kohë të mirë ër korrje, për ta çuar grurin në shtëpi.

“Unë uroj të gjitha familjet bujqësore që janë marrë me punimin e tokës sot. Janë afro 3 mijë hektarë të mbjella me grurë që kanë mobilizuar 70 autokombajnerë. Unë apeloj që të shfrtytëzohet kjo kohë e mirë për korrje."

"Lehtësimin që e kemi bërë përmes Drejtorisë së Bujqësisë në dubvencione dhe tash me marrëveshjen e re me “Hib Petrol” për uljen e pagesës për naftë, është në kuadër të pakos që e kemi premtuar për familjet bujqësore”, tha Haziri.

I pari i Gjilanit theksoi se qëllimi i Komunës është që të mos mbetet asnjë pëllëmbë toke pa e punuar.   

“Uroj që ky bereqet për këto familje të jetë që e mbush sofrën plot. Vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe t’i përgatisim kulturat vjeshtore t’i përgatisim në mënyrën më të mirë. Qëllimi ynë është që të mos mbetet asnjë pëllëmbë e tokës që jep bereqet, pa u punuar sepse është dhuratë e Zotit dhe është kërkesë për çdo familje që bukën ta fitojmë me djersën tonë”, ka theksuar Haziri.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)