23 Tetor 2019

Fuqizohen kapacitetet shtetërore të mbrojtjes së prodhimtarisë bimore

Prishtinë, 4 shtator - Gjatë ditës së sotme u mbajt takimi përmbyllës i projektit të Binjakëzimit “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të  prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë” i financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti është realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shtetëror për Mbrojtjen e Bimëve të Letonisë.

Të dy autoritetet arritën me sukses hartimin e ligjeve dhe procedurave të reja për kontrollin e bimëve, sipas praktikave të mira bazuar në rregullat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Projekti zgjati 2 vite dhe përfitues ishin Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Instituti Bujqësor i Kosovës në Pejë. 

 “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe institucionet tjera përgjegjëse në vend, duhet shtojmë përpjekjet që të rrisim ndërgjegjësimin e politik-bërësve dhe publikut për rëndësinë e shëndetit bimor dhe  ne si autoritet do të bëjmë punën tonë në ndërmarrjen e masave për mbrojtjen e tyre për të arritur qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ngritjen e sigurisë ushqimore dhe shëndetit publik”, tha z. Valdet Gjinovci, Drejtor Ekzekutiv i AUV-së.

Znj. Kristine Lifanova, Drejtoresha e  Shërbimit Shtetëror për Mbrojtjen e Bimëve të Letonisë dhe udhëheqësja e projektit nga shteti anëtar me këtë rast u shpreh se realizimi i suksesshëm i projektit u arrit falë një pune të madhe dhe bashkëpunimit të ngushtë me vendin pritës.

“Nga ana jonë nuk kemi kursyer asgjë që të ofrojmë gjithçka nga njohuritë e ekspertëve tonë që të vendosim një sistem të mirëfilltë të kontrollit dhe mbrojtjes së bimëve. Vlerësoj se këtë ia kemi arritur, është një volum i madh i dokumenteve që është hartuar e amandamentuar, janë shumë ekspertë vendor të cilët janë trajnuar certifikuar, njëkohësisht edhe pjesën analitike të laboratorit e kemi mbështetur me trajnime per testime laboratorike. Tani jeni ne rrugë të mirë qe me kapacitetet e krijuara t’i mbroni dhe zhvilloni bimët e shëndetshme. 

Nga ana e tij, Kapllan Halimi, Sekretar i MBPZHR u shpreh se projekti ka arritur me sukses vendosjen e standardeve të mbrojtjes së bimëve të nivelit Evropian.

“Shkëmbimi i përvojave të ekspertëve të Kosovës dhe atyre të Letonisë, mundësia që ne kemi pasur të punojmë ngusht me një vend me përvojë në mbrojtëse të bimëve, sot e ka ngritur standardin e kontrollit fitosanitar në vend”.

Ky projekt arriti të krijoj një sistem shtetëror të kontrollit fitosanitar i cili funksionon me sukses dhe siguron qe të mbrohen interesat publike dhe ndihmon vet fermerët në mos shkatërrim të bimëve dhe të ruhet ambienti, duke kultivuar kështu bimë të cilësisë së lartë të cilat zhvillojnë ekonominë e vendit.

Përmes një sistemi efektiv të kontrollit të organizmave të dëmshëm të bimëve dhe produkteve bimore, në përputhje me standardet dhe rregullat e mbrojtjes së bimëve të BE-së.

Fuqizimi i resurseve administrative dhe teknike të sektorit fitosanitar në zbatimin e legjislacionit shtetëror dhe atij të BE-së në fushën e shëndetit të bimëve, produkteve për mbrojtjen e bimëve, sigurinë e ushqimit me prejardhje bimore, farërat, materialin fidanor dhe të drejtat e varieteteve të bimëve.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes rezolutës së saj ka shpallur vitin 2020 si vit ndërkombëtar i shëndetit të bimëve.


  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 tetor 2019 - Mbahet konferenca më e madhe në rajon në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit Tech Festivalitn KosICT8. (Ambientet e “Kino Armatës” dhe në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit mban mbledhjen e radhës te Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari, Mytaher Haskuka. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës, Shtëpia e Bardhë, ora 10:00) 

- Zëvendësshefi i Zyrës së BE/PSBE, Riccardo Serri, do të vizitojë Qendrën Mësimore në Fushe Kosove, që është pjesë e projektit të financuar nga BE i cili synon të sigurojë prospekte më të mira për arsim për fëmijët dhe të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian. (Qendra Mësimore në Lagjen 29 në Fushë Kosovë, afër stacionit të trenave, qendra Fidan Lahi, ora 10:00) 

- Për nder të jubileut të 10-vjetorit të punës së Gjykatës Kushtetuese do të mbahet konferenca ndërkombëtare në temën “Sigurimi i sundimit të ligjit dhe i të drejtave të njeriut përmes mekanizmave të drejtësisë kushtetuese: Sfidat e shekullit 21”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bnë prezantimin e studimit të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë - Serbi për Pretendimet e Serbisë mbi ‘Investimet’ në Kosovë nga Ndërmarrjet Shoqërore Serbe pas Vitit 1999 në Kontekstin e Marrëveshjes Eventuale Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Sirius, ora 10:15)

- KEDS organizon aktivitetin me rastin e Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë. (Qendra e Trajnimit ngjitur me Parkun e Biznesit në Drenas, ora 10:30)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organizon aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Shtjefën Gjeçovi”. (Objekti i SH.M.L.P “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, ora 10:30)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Fehmi Agani" në Gjakovë Prizren ku do të takoj drejtorin e kësaj shkolle, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës në Gjakovë, ora 11:00)

- SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes zyrtare të projektit “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP!”. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën e Mesme të Lartë "Gjon Buzuku" në Prizren ku do të takoj drejtorin e kësaj shkolle, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës në Prizren, ora 13:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon konferencë për media për të shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës me shumën prej 66,429.50 euro. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Në kuadër të panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit mbahen takimet B2B me bizneset e Malit te Zi. (Salla 1 Tetori, ora 14:00)