25 Shkurt 2021

Fillon projekti për menaxhimin dhe kontrollin i qenve endacak

Prishtinë, 6 maj - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur projektin për “Menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacak’  përmes subjekteve profesionale veterinare të licencuara/kontraktuara, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Projekti përfshinë kapjen, sterilizimin/kastrimin, trajtimin, vaksinimin si dhe identifikimin, e qenve endacak. 

Në rastet kur veterinari vlerëson se qeni ka sëmundje  apo paraqet rrezik bëhet eutanazimi. I gjithë trajtimi, nga momenti i zënies kryerjes se shërbimeve mjekësorë qëndrimit në strehimore deri të lirimi në vendin e zënies do të bëhet   në mënyrë humane duke legjislacionin në fuqi.

Njoftohen qytetarët, institucionet e vendit ato lokale dhe qendërore, OJQ dhe shoqatat,  që t’i japin mbështetje këtij projekti duke bashkëpunuar me veterinarët e kontraktuar dhe AUV-në.

Që  dukuria e Qenve Endacak të trajtohet me efikasitet, në mënyrën që të arrijmë rezultate sa më të mira, gjithmonë bazuar në Ligjin për Përkujdesën ndaj kafshëve dhe aktet tjera nënligjore në fuqi.

Projekti synon të ulë agresivitetin, shumimin dhe numrin e qenve endacak. Ti duam kafshët , të kujdesemi për to qe ta ruajmë shëndetin e përgjithshëm  publik.

Projekti financohet nga Qeveria e Kosovës, zgjatë dymbëdhjetë (12) muaj dhe do të përfundoj në muajin Prill 2021. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shkurt 2021

- Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Rrjeti i Pajtimit KOMRA (RrPK) prezanton rezultatet e hulumtimit të vendeve të paraburgosjes në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të personave të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë. Pjesëmarrës Natasha Kandiq, Bekim Blakaj etj. (Zoom, ora 11:00)

- Mbahet dëgjimi publik në lidhje me raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë. (Restorant “Ura” në Dobrushtë, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon "Raportin e Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 2" ku do të publikohen të dhëna nga procesi i akreditimit gjatë vitit 2020, si dhe informata të tjera të rëndësishme rreth sfidave me të cilat është përballur Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë. (Zyrët e ORCA's, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 196-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 13:00)